Monday 22 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të hënën, 22 dhjetor 2025

Për 24 orë, policia shqiptoi mbi 1400 gjoba trafiku

Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan

PDK dega Gjilan: Mbështesni kandidatët tanë për deputetë

Vetëvendosje: “Projekti i autostradës po merr më në fund drejtimin e duhur…”

Bedri Hamza në Gjilan: Votoni 130 për një shtet që punon vetëm për qytetarët

Ekskluzive | Zjarr në market në Gjilan, rrezik i përgjithshëm dhe dëme rreth 200 mijë

Bahamas njeh Kosovën

Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

Delegacioni i UKZ zhvillon javën studimore dhe forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në Zvicër

 “Topi te Presidentja”- Këto janë afatet për konstituimin e Kuvendit
Lajme

“Topi te Presidentja”- Këto janë afatet për konstituimin e Kuvendit

25 February 2025 0 Comment 4 min read

AA

Rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit ka bërë që analistë dhe njohës të çështjeve politike të parashikojnë krizë dhe zvarritje në formimin e institucioneve të reja.

Formimit të qeverisë së re, duhet t’i paraprijë konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Por, cilat janë procedurat që duhet ndjekur për konstituimin e Kuvendit dhe cilat janë afatet?

Naim Jakaj nga IKD ka thënë për IndeksOnline se pas certifikimit të rezultateve përfundimtare, Presidentja e thërret seancën konstituive e cila duhet të mbahet brenda 30 ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultatit të zgjedhjeve.

“Në rast se ajo nuk është në gjendje të thërrasë seancën e parë, në mungesë të saj, Kuvendi mblidhet vetë. Sipas Rregullores së Kuvendit, në këtë rast, Kuvendi mblidhet vetë në ditën e tridhjetë. Kryetari i legjislaturës së mëparshme, jo më vonë se pesë (5) ditë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit, e thërret mbledhjen e përbashkët me kryetarët e subjekteve politike, që kanë fituar vende në Kuvend, për të përgatitur propozimin e rendit të ditës dhe për caktimin e vendeve të deputetëve në sallën e seancave plenare. Në rast se mbledhja nuk thirret nga Kryetari paraprak, brenda afatit pesë (5) ditorë, Kuvendi mblidhet vetë, në ditën e caktuar nga Presidenti. Seancën konstituive, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, e drejton deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga më i riu. Në mungesë ose refuzimit të tyre, detyra i kalon deputetëve tjerë sipas të njëjtave kritere. Gjatë kësaj seance nuk zhvillohet debat”, ka thënë Jakaj.

Kryetari dhe nënkryetarët zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit (61 vota për).

Më tutje, Jakaj thotë se në asnjërën nga dispozitat e Kushtetutës së Kosovës, nuk është parashikuar situata kur kryetari i Kuvendit ose kur Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit prej 30 ditëve nga shpallja e rezultateve zgjedhore.

“Një gjë të tillë është vërejtur edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, veçanërisht nëse dështimi për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit do të shkaktonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Por që sipas GjK-së, zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e deputetëve është parakusht që Kuvendi të fillojë funksionimin si organ legjislativ. Kjo kërkon praninë dhe votimin e të gjithë deputetëve për ta konstituar atë. Për më tepër, Gjykata konsideron se seanca konstituive nuk mundet të konsiderohet se është realizuar plotësisht, nëse Kuvendi nuk e zgjedhë  Kryetarin dhe nënkryetarët e tij. I takon partisë fituese që në rastin e konstituimit të Kuvendit, respektivisht propozimi për kryetar të Kuvendit dhe njërin nga nënkryetarët dhe partive të tjera të propozojnë nënkryetarët dhe të marrin pjesë në votim dhe ta konstituojnë Kuvendin, në mënyrë që më tutje t’i hapet rrugë formimit të qeverisë së Kosovës”, ka shtuar Jakaj.

Lëvizja Vetëvendosje është renditur subjekti i parë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, me afër 41% të votave.

Share This:

Tags: Presidenca Zgjedhjet 2025
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Parashikimi i motit për të hënën, 22

22 December 2025
Futboll

Arb Manaj “Futbollist i vitit 2025”, Amir

22 December 2025
Futboll

Amir Rrahmani shpallet “Lojtari i Vitit”, fiton

21 December 2025
Sport

Rashica protagonist, ia siguron fitoren Besiktasit në

21 December 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet e

17 December 2025

Sot nis zyrtarisht fushata 12-ditore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit. Megjithatë,

Lajme

Mblidhet kryesia e LDK-së, pritet të caktohet

24 November 2025

Lidhja Demokratike e Kosovës sot pritet të caktojë kandidatin për kryeministër për zgjedhjet e

Lajme

LDK të hënën mban mbledhjen e kryesisë,

23 November 2025

Lidhja Demokratike e Kosovës nesër pritet të caktojë kandidatin për kryeministër për zgjedhjet e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.