Aksion humanitar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan për Fitër Bajram
Sot, në prag të festës së Fitër Bajramit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, përmes degës së shoqatës humanitare “Bereqeti”, shpërndau mbi 250 pako ushqimore për familjet në nevojë, veteranët e luftës, shoqatën e të verbërve dhe kategori të tjera vulnerabël.
Ky aksion humanitar synon të sjellë gëzim dhe begati në çdo familje, duke nxjerrë në pah rëndësinë e solidaritetit dhe përkujdesjes ndaj shtresave më të ndjeshme të shoqërisë.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan falënderon të gjithë kontribuuesit dhe mbështetësit, përfshirë Sh.B. “Bashkëveprimi”, Arsi Kola, Floil, Interex, si dhe donatorët nga Sofra e Ramazanit. Lusim Allahun që çdo mirësi të shpërblehet me begati dhe mirësi të shumta.
Data: 19.03.2026
Burimi: KBI – Gjilan
