Wednesday 13 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Raporti i DASH-it: Në Ballkanin Perëndimor ka kufizime të lirisë së medias

Haziri: Kosova s’ka pasur koalicion më popullor e më të dashur se ai LDK-VV

Nëntë vatra zjarri aktive dhe 23 të arrestuar për zjarrvënie në Kosovë

Policia e trafikut në Gjilan intensifikon masat për qetësinë dhe sigurinë në trafik

Gërxhaliu: Importi gati katër miliardë euro, eksporti 595 milionë tregon mjerimin ekonomik

Temperaturat e larta, IKSHPK del me katër këshilla si ta mbani shtëpinë e freskët

Dyshohet edhe për një viktimë nga zjarri në Elbasan, gjashtë fshatra të djegura plotësisht

Hyseni: “Gjilani Smart City”, është një hap i madh përpara dhe një model për qytetet

Një fëmijë shqiptar 4 vjeç humb jetën në një aksident në St. Gallen të Zvicrës

Kushtetuesja: S’është finalizuar teksti, publikohet pasi të përfundojnë procedurat

 Tharje të lëkurës, ushqime të ngrohta: Jeta brenda avionëve që bombarduan Iranin
Kuriozitete Lajme

Tharje të lëkurës, ushqime të ngrohta: Jeta brenda avionëve që bombarduan Iranin

26 June 2025 0 Comment 8 min read

AA

Me aftësinë që të mbushet me karburant gjatë fluturimit, koha e fluturimit e avionit bombardues B-2 Spirit kufizohet vetëm nga qëndrueshmëria fizike e pilotëve të tij.

Gjatë misionit 37-orësh për të goditur ndërtesat bërthamore të Iranit më 22 qershor, ky limit njerëzor u çua në ekstrem.

“Pilotët e bombarduesit B-2 mund të shtrihen dhe të bëjnë një sy gjumë. Megjithatë, ata mund të pushojnë në një hapësirë të vogël që gjendet prapa karrigeve të pilotëve, mbi një sipërfaqe metalike, që nuk është komode”, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i bazës ajrore Whiteman, në Misuri, ku këta bombardues janë të stacionuar.

Po ashtu, zëdhënësi i forcave ajrore tha se “aeroplani prodhon oksigjen vet – do të thotë, e nxjerrë atë nga atmosfera – që rezulton me pothuajse fare lagështi brenda aeroplanit, që nga ana tjetër duhet që pilotët të hidratohen vazhdimisht, megjithëse ende përballen me probleme sikurse është tharja e lëkurës dhe çarje të lëkurës”.

B-2 u krijua nga SHBA-ja gjatë Luftës së Ftohtë si bombardues i aftë që të bartte armë bërthamore dhe të ishte i padukshëm për mijëra stacione radarësh të Bashkimit Sovjetik si dhe që të evitonte flotën e fuqishme të avionëve dhe të raketave tokë-ajër të këtij shteti.

Dizajni i bombarduesit B-2, që duket si “krah fluturues”, por edhe materiali me të cilin është ndërtuar që është top-sekret, i cili përthith valët e radarit dhe teknologjitë e tjera të avancuara, bëjnë që ky bombardues – me një gjerësi prej 52 metrash – të duket në radar si një insekt i madh. Fluturimi i parë i këtij bombarduesi u realizua në korrik të vitit 1989.

Gjenerallejtënanti Mark E. Weatherington është zëvendëskomandant i Komandës globale të sulmeve ajrore të Forcave Ajrore të SHBA-së. Ai tha për Radion Evropa e Lirë se një nga aspektet më stresuese të një misioni në distancë të gjatë, sikurse operacioni “Çekani i Mesnatës”, përkatësisht sulmet ndaj Iranit, është furnizimi me karburant gjatë fluturimit përmes një avioni tjetër cisternë. Një B-2 duhet të furnizohet me karburant çdo gjashtë orë. “Furnizimi me karburant në ajër është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe nëse është errësirë, ka re apo turbulenca, ky operacion kërkon shumë përqendrim”, tha ai.

Pilotët kanë thënë se kur përfundojnë operacionin delikat të furnizimit me karburant, që kërkon rreth 30 minuta të përqendrimit të madh, bëhen ujë me djers.

Dhe në këtë bombardues nuk ka dushe e as vende ku pilotët do të mund të ndërronin rrobat. Ekipet e bombarduesve B-2 veshin rrip sigurie, jelek shpëtimi mbi kostumet e fluturimit, gjë që do ta bënte ndryshimin e rrobave një proces shumë të ndërlikuar gjatë një misioni luftarak.

Numër minimal i ekuipazhit

Ushqimi për njerëzit brenda bombarduesit B-2 është proces më pak intensiv.

Bombarduesi B-2 është i pajisur me mikrovalë dhe pilotët marrin me vete ushqimet që pëlqejnë.

“Ne punojmë me pilotët për t’iu ofruar sugjerime se çfarë dhe kur të hanë, por secili sjell atë që dëshiron”, tha Weatherington, duke shtuar “hidratimi është kyç për një mision kaq të gjatë”.

B-2 është projektuar që të ketë ulëse për një ekuipazh deri në tre persona, por zakonisht fluturohet vetëm nga dy pilotë, njëri nga të cilët shërben edhe si komandant i misionit.

Ky ekuipazh në numër kaq të vogël është pjesërisht për të ulur kostot. Njerëzit e trajnuar në mënyrë të specializuar janë një nga komponentët më të kushtueshëm të sistemeve të avancuara të armëve, dhe B-2 është kritikuar për çmimin e lartë që nga fillimi. Çdo B-2 kushton rreth 2 miliardë dollarë dhe 21 bombardues të tillë janë ndërtuar deri tani.

Trajnim për gjumë

Një nga të metat e fluturimit me një ekuipazh kaq të vogël është se pilotët kanë shumë pak kohë për të pushuar.

Gjenerali Weatherington tha se pilotët e B-2, të përzgjedhur për një mision luftarak, kalojnë disa ditë duke punuar me një “fiziolog aeronautik” për të përshtatur orarin e gjumit me atë të misionit që i pret. Megjithatë, ai shtoi: “Sa shumë dhe sa mirë flenë pilotët varet nga individi”.

Nuk dihet saktësisht kur ka nisur të aplikohet trajnimi për gjumë për pilotët e bombarduesit B-2, por mund të ketë ndodhur pas luftës në Kosovë, kur aviatorët amerikanë raportuan se ndiheshin aq të mbushur me adrenalinë për shkak të tensionit të luftimeve, saqë rraskapiteshin, por nuk arrinin të flinin edhe gjatë misioneve të gjata.

Pilotët e B-2 që kanë marrë pjesë në misione luftarake të mëparshme kanë përdorur edhe pilula amfetamine për të qëndruar zgjuar.

Pas disa furnizimeve me karburant dhe pushimeve të herëpashershme gjatë fluturimit sekret drejt Teheranit, momenti më i tensionuar për pilotët ka qenë vetë goditjet, sipas gjeneralit Weatherington.

“Zbatimi i misionit në zonën e shënjestruar është, me shumë gjasa, pjesa më stresuese në këtë rast”, deklaroi ai.

Me shtatë bombarduesit B-2 që hodhën 14 bomba të fuqishme për shkatërrimin e bunkerëve mbi një shtet që më parë ka rrëzuar aeroplanë amerikanë pa pilot, “operimi pothuajse në mënyrë të pavarur në zonën që ishte në shënjestër, por i sinkronizuar për të arritur rezultatet, e bën këtë një mision jashtëzakonisht kërkues”, shtoi Weatherington./REL/

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Share This:

Tags: B-2
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Raporti i DASH-it: Në Ballkanin Perëndimor ka

13 August 2025
Lajme

Haziri: Kosova s’ka pasur koalicion më popullor

13 August 2025
Lajme

Nëntë vatra zjarri aktive dhe 23 të

13 August 2025
Lajme

Policia e trafikut në Gjilan intensifikon masat

13 August 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.