
Tërmeti i fuqishëm zgjoi vullkanin në Rusi pas 600 vjetësh, hiri i tij shkon deri në gjashtë kilometra lart
Një vullkan në Kamchatka ka shpërthyer për herë të parë në 600 vjet, një ngjarje që besohet të jetë e lidhur me tërmetin e kësaj jave në Rusinë lindore.

Më konkretisht, ai shpërtheu gjatë natës në Gadishullin Kamchatka, i cili ishte epiqendra e një tërmeti me magnitudë 8.8 ballë që shkaktoi paralajmërime për cunami për Japoninë, pjesë të SHBA-së dhe Filipinet.
“Ky është shpërthimi i parë historikisht i konfirmuar i vullkanit Krasheninnikov në 600 vjet”, tha Olga Girina, drejtuese e Ekipit të Reagimit ndaj Shpërthimeve Vullkanike të Kamchatkas.
🌋 ** WOW. Eurasia’s Largest Volcano Erupts After 8.7 Earthquake in Russia **
— Lenka White (@white_lenka) August 2, 2025
💥 FIRST recorded eruption since 1550 (460+ years)
Krasheninnikov’s ash cloud now 5–6KM high pic.twitter.com/wlRhuQiIMX
Sipas postimeve në rrjete sociale, bëhet fjalë për rreth pesë deri në gjashtë kilometra hiri që del nga ky vullkan.
Rrjedha e fundit e llavës së këtij vullkani ndodhi rreth vitit 1463 dhe që atëherë nuk është njohur asnjë shpërthim, deklaroi Girina.
Valët e cunamit janë gjithashtu të mundshme në këtë zonë.
New video shows absolutely stunning footage of Krasheninnikov erupting after 600 years.
— Weather Monitor (@WeatherMonitors) August 3, 2025
On August 2, 2025, it recorded its first-ever eruption, with ash soaring up to 5-6 km high. Scientists believe it may be linked to the recent M8.8 earthquake.
📍 Kamchatka, Russia. pic.twitter.com/1CKiSXbeRM
“Lartësia e pritur e valës është e ulët, por prapëseprapë duhet të largoheni nga bregu.”
