Takim mes Policisë së Gjilanit dhe Këshillit Lokal për Siguri Publike
Gjilan, 26 qershor 2024 – Në ambientet e shkollës së fshatit Cernicë të komunës së Gjilanit, Komandanti i Stacionit Policor Gjilan, Major Agim Lipovica së bashku me Njësitin Sektorial dhe të Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan, në vazhdën e implementimit të detyrave dhe angazhimeve, kanë mbajtur një takim me përfaqësuesit e Këshillit Lokal për Siguri Publike të fshatit Cërnicë.
Në këtë takim pjesëmarrës kanë qenë edhe përfaqësues nga misioni i OSCE në Kosovë. Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi dhe diskutimi i çështjeve të sigurisë publike, identifikimi i sfidave aktuale dhe bashkëpunimi për zgjidhjen e tyre në mënyrë efektive.
Gjatë këtij takimi është zgjedhur edhe kryetari i ri i këtij këshilli dhe disa anëtarë të rinjë, pjesëtarë nga ky lokalitet.
Përfaqësuesit e këtij këshilli gjatë takimit shprehen mirënjohjen për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkushtimin e Policisë së Kosovës për adresimin e shqetësimeve të qytetarëve dhe angazhimit të Policisë për krijim të një ambient të qetë dhe sigurt për të gjithë.