Wednesday 22 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Mbahen aktivitetet “Unë Rozë” me fushatë ndërgjegjësimi përmes artit, kulturës, lojës dhe punëtorisë krijuese

Pas rritjes rekorde, çmimi i arit pëson rënien më të madhe në më shumë se

“London calling!”, ambasada gjermane me thirrje për fokus në Procesin e Berlinit

FSK po realizon ushtrimin fushorë “Ujku Shigjetë”

Përfundon numërimi i votave me kusht, ky është rezultati në Gjilan

Hyseni: Restaurimi i objektit të ish-teknikës popullore, synon të ruajë trashëgiminë historike dhe arkitekturore të

Është pensionuar Shefik Azizi, profesor i gjeografisë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”

Arrestohet një zyrtar publik, dyshohet për keqpërdorime në tenderë në vlerë 8.8 milionë euro

U pensionua Riza Fazliu, mësimdhënës dhe inspektor i arsimit

Kurti zbulon për herë të parë ofertën për Fatmir Limajn për bashkëqeverisje

 Sveçla: Çdo targe të Serbisë do t’ia mbulojmë shenjën shtetërore
Lajme

Sveçla: Çdo targe të Serbisë do t’ia mbulojmë shenjën shtetërore

30 September 2021 0 Comment 6 min read

AA

Sveçla përmes një postimi në Facebook, tha se nuk ka tabela më të mira ose më të këqija të Serbisë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se nga data 4 tetor, secilës tabel të automjeteve të Serbisë do t’i mbulohet shenja shtetërore.

“Nga 4 tetori, çdo tabele automjeti të Serbisë ne ia mbulojmë shenjën shtetërore. Nuk na interesojnë të tjerat aty. Nuk ka tabela pak më të mira e aso pak më të këqija të Serbisë. Republika e Serbisë nuk po e njeh Republikën e Kosovës. As Republika e Kosovës nuk e njeh Republikën e Serbisë. Pra, nevojitet njohje reciproke”, thekson ministri Sveçla.

Po ashtu, ministri ka bërë të ditur edhe numrin e targave të përkohshme që janë lëshuar nëpër të gjitha pikat kufitare nga 20 shtatori.

“Që nga data 20 shtator është duke u zbatuar vendimi për pajisje me targa të përkohshme për automjetet me targa të Serbisë, e që hyjnë në Kosovë nga të gjitha pikat kufitare. Mbi 12.100 targa janë lëshuar qysh atëherë, dhe asnjë incident nuk ka ndodhur”, shkruan Sveçla.

Ndërkaq, ai tha se Njësia Speciale nuk ka nevojë të qëndrojë në veri, pas heqjes së barrikadave.

“Sot është arritur marrëveshja në Bruksel për zbatim të përkohshëm të sistemit të afisheve ngjitëse në targat e automjeteve.  Me datën 2 tetor do të largohen barrikadat që janë vendosur jashtëligjshëm e që kanë bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë tash e 11 ditë.  Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, e cila që nga dita e parë ka ruajtur rendin dhe sigurinë në vend, më nuk do të ketë nevojë të qëndrojë aty”, thotë ministri i Brendshëm.

Ai ka falënderuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës për punën që kanë bërë gjatë këtyre 11 ditëve në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak.

“Si Ministër i Punëve të Brendshme, e falënderoj çdo pjesëtar të Policisë së Kosovës për punën e palodhshme dhe profesionalizmin shembullor që kanë treguar. Ata më së miri kanë përfaqësuar shtetin tonë dhe vlerat e një shoqërie që ne duam dhe synojmë: e barabartë, e drejtë dhe demokratike. Edhe reciprociteti i arritur sot derivon nga këto vlera, prandaj ne do ta vazhdojmë atë”, shkruan Sveçla.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në Bruksel lidhur me reciprocitetin për targa. Këtë e ka bërë të ditur, Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak ka thënë se marrëveshja është arritur pas dy ditëve intensive të diskutimeve mes dy palëve.

Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi të shtunën më 2 tetor 2021. Sipas marrëveshjes, trupat e Njësisë Speciale në veri do të zëvendësohen me trupat e KFOR-it.

Pikat kryesore të kësaj marrëveshje janë sa vijon:

– Më 2 tetor Njësia Speciale që aktualisht është në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjakë, do të largohen dhe në të njëjtën kohë do të largohen edhe bllokimi i rrugëve, duke filluar nga ora 08:00, por jo më vonë se ora 16:00. KFOR-i do të vendoset në Jarinje dhe Bërnjakë, para fillimit të tërheqjes së sinkronizuar të Njësive Speciale dhe barrikadave, dhe do të qëndrojnë atje afërsisht dy javë për të ofruar ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë.

– Me datën 4 tetor, në ora 08 të mëngjesit do të filloj zbatimi i përkohshëm i sistemit të afisheve me të cilat si Kosova ashtu edhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra tjetrës.

– Do të krijohet një grup punues i përbërë nga përfaqësues të BE-së, Beogradit dhe Prishtinës, të kryesuar nga BE-ja do të formohet për të gjetur një zgjidhje përfundimtare rreth targave, bazuar në standarded dhe praktikat e BE-së. Takimi i parë i këtij grupi do të mbahet më 21 tetor 2021 në Bruksel. Brenda gjashtë muajve nga takimi i parë, grupi punues do të paraqet të gjeturat për zgjidhjen përfundimtare para përfaqësuesve të nivelit më të lartë në procesin e Dialogut.Mediakos>>.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Mbahen aktivitetet “Unë Rozë” me fushatë ndërgjegjësimi

22 October 2025
Uncategorised

Arbër Ismajli falënderon mbi 15 mijë votuesit

22 October 2025
Lajme

Pas rritjes rekorde, çmimi i arit pëson

22 October 2025
Lajme

“London calling!”, ambasada gjermane me thirrje për

22 October 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Mbahen aktivitetet “Unë Rozë” me fushatë ndërgjegjësimi

22 October 2025

Po vazhdojnë aktivitetet e ndryshme sensibilizuese për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit nga Komuna

Uncategorised

Arbër Ismajli falënderon mbi 15 mijë votuesit

22 October 2025

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, dua t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë për përkrahjen

Lajme

Pas rritjes rekorde, çmimi i arit pëson

22 October 2025

Ari përjetoi rënien e tij më të madhe që nga viti 2013, duke rënë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.