
Supremja e refuzon ankesën e PDAK-LpB, i hapet rrugë KQZ-së që të shpallë rezultatet përfundimtare
Gjykata Supreme i ka hapur rrugë KQZ-së që të shpallë rezultatet përfundimtare.

Supremja e ka refuzuar si të “pathemeltë” ankesën e PDAK- LpB kundër vendimit të PZAP për votimin me postë.
Në arsyetim thuhet se kjo ankesë ishte e pasafatshme.
Pasi Supremja ka vendosur për të gjitha 43 ankesat që i ka pasur nën shqyrtim: 20 janë refuzuar, 11 janë hedhur si të palejuara, 9 janë pranuar dhe 3 janë pranuar pjesërisht.
