Sulm tjetër në Australi- Raportohet për 10 viktima nga një sulm me armë zjarri gjatë një festivali hebraik
Bondi Beach, një nga plazhet më të njohura të Australisë, është tronditur nga të shtënat me armë zjarri, ku sipas policisë 10 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 12 kanë mbetur të plagosur.
Mes viktimave është edhe njëri prej autorëve të dyshuar, ndërsa autori tjetër është vënë në pranga. Autoritetet e Uellsit të Ri Jugor konfirmuan se nuk ka më një kërcënim aktiv, por zona mbetet e rrethuar për shkak të dyshimeve për mjete të mundshme shpërthyese.
Sipas raportimeve, dy persona kanë hapur zjarr nga një urë mbi plazh, duke shkaktuar panik masiv mes qindra qytetarëve që ndodheshin në zonë për fundjavë dhe për një event që po zhvillohej pranë plazhit. Dëshmitarët përshkruajnë skena kaotike, me njerëz që vraponin për t’u larguar nga zona.
Policia ka kërkuar që qytetarët të evitojnë zonën dhe ata që ndodhen aty të strehohen menjëherë, ndërsa forcat speciale dhe njësitë kundër terrorizmit po kontrollojnë urën dhe hapësirat përreth për detonatorë të mundshëm.
Mediat australiane raportojnë se disa persona janë gjetur të shtrirë në tokë, ndërsa dy oficerë policie janë plagosur gjatë ndërhyrjes, megjithëse gjendja e tyre nuk është bërë publike.
Kryeministri australian Anthony Albanese e ka cilësuar situatën “shokuese dhe shumë shqetësuese”, duke thënë se po ndjek nga afër zhvillimet dhe se është në komunikim të vazhdueshëm me
