Spitali i Përgjithshëm – Gjilan: Pas dorëheqjes së Dr. Ruzhdi Kadriut, Drejtor Klinik në vend të tij emërohet Dr. Agron Leka
Dr. Ruzhdi Kadriu ka kërkuar kohë më parë të lirohet nga detyra e drejtorit klinik në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, shkruan Gazeta Shneta, përcjell TV Gjilani.
Dr. Ruzhdi Kadriu ka kërkuar kohë më parë të lirohet nga detyra e drejtorit klinik në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, shkruan Gazeta Shneta, përcjell TV Gjilani.
Kadriu e ka konfirmuar dorëheqjen për media ndërsa ka thënë se kërkesa e tij për t’u liruar nga detyra ka ndodhur për arsye personale dhe familjare.
Dorëheqjen e Kadriut e ka konfirmuar edhe drejtori ekzekutiv i Spitalit të Gjilanit Arsim Emini.
“Me vullnet të plotë për shkak të angazhimeve familjare është tërhequr nga kjo pozitë doktori paraprak, Arsim Emini. Unë e kam koleg shumë të mirë doktor Eminin, që kemi bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojmë gjithmonë edhe në të ardhmen. Gjithcka ka shkuar nw bazë vullnetare dhe me procedurë të rregullt”, ka thënë Leka për media.
Ndryshe, doktor Arsim Emini, ishte zgjedhur si Drejtor Klinik i Spitalit Regjional të Gjilanit qysh në vitin 2022.