Sot zhvillohet ndeshja Shqipëri-Angli
Në orë 18:00 luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë, e vlefshme për fazën e grupeve të kualifikuesve të Botërorit.
Për shkak të ndeshjes duke nisur nga ora 14:00 policia ka bërë me dije se do të bllokohen disa rrugë të kryeqytetit. Kufizime të qarkullimit të mjeteve do të ketë në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit dhe konkretisht:
Rruga “Papa Gjon Pali II”;
Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;
Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së;
Rruga “Themistokli Gërmenji”;
Rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Liceut;
Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
Rruga “Jul Variboba”, pranë postës;
Rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;
Rruga “Skerdilajd Llagami”;
Rruga “Faik Konica”.
Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, me qëllim parandalimin e hyrjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve, shkuan euronews.al.
Hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
Hyrja në stadium e tifozëve dhe e sportdashësve që kanë blerë biletë, fillon në orën 15:00.
