
Sot mbyllet festivali i parë i Stand Up komedisë në Luginë – “Lugina Fest”
Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kënaqësinë t’ju ftojë në ditën e dytë dhe përmbyllëse të festivalit “Stand Up Comedy – Lugina Fest”, që do të mbahet sot, më 10 maj 2025, në Bujanoc, duke filluar nga ora 19:30.

Pas një nate të parë entuziaste në Preshevë, festivali zhvendoset në Bujanoc për të sjellë një tjetër mbrëmje të mbushur me humor, art dhe reflektim shoqëror.
Në skenë do të ngjiten emra të njohur të stand up komedisë shqiptare:
Gent Hazizi, Muzafer Etemi, Kushtrim Qerimi, dhe Lulzim Bucolli.
Mbrëmja do të moderohet nga aktori dhe regjisori i njohur Fehmi Ferati.
