Sorensen mbërrin në Qeveri, pritet të takohet me Kurtin
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka arritur në objektin e Qeverisë së Kosovës, ku pritet të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Për një takim të tillë nuk ka pasur njoftim. Në pamjet e publikuara nga Koha.net, Sorensen shihet i shoqëruar nga Ambasadori i BE’së, Aivo Orav.
Nga ora 10:00, është paralajmëruar takimi i tij me Presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.
Kjo është vizita e tij e parë, që prej se iu vazhdua mandati si Emisar edhe për 2 vjet. Mandatin fillestar ai e kishte për 13 muaj.
Gjatë mandatit të parë, Sorensen ka zhvilluar vetëm dy takime në nivel kryenegociatorësh.
Pritjet e Brukselit janë që pas formimit të qeverisë së, procesi i dialogut të ringjallet.
