
Skuadra e Betis i bashkohet Chelseas në finale të Ligës së Konferencës
Betis ka arritur një kualifikim historik në finale të Ligës së Konferencës, duke eliminuar Fiorentinën në gjysmëfinale.

Ndeshja u mbyll me rezultat 2-2 pas vazhdimeve, teksa në kohën e rregullt fitoi Fiorentina 2-1, shkruan Arbresh.info.
Rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet ishte 4-3, kështu Betisi siguroi finalen.
Golat për Betisin i shënoi Antony dhe Ezzalouli. Ndërsa për Fiorentinën Gosens shënoi dy herë.
Betisi finalen me Chelsean e luan me 28 maj në Wroclaw të Polonisë.
