Simbolika e një identiteti të kamufluar të një ish shteti, në panot e ekzpozuara të Lulzim Ramushit
Në Galerinë e Qytetit të Gjilanit, në kuadër të aktiviteteve për shënimit e 15 vjetorit të shpalljes së Pavarsisë së Kosovës, u hapë ekzpozita “Identitet” e autorit Lulzim Ramushi.
Në hapje të saj, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni vuri në dukje punën e gjatë të autorit, ndërsa me sarkazmin e hollë ironizoi me simbolikën e karrigave, funksioni i të cilave tha se ka qenë i njejtë gjithnjë, si në shkollë ashtu edhe në karrierën politike, pasi si të tilla ato kanë qenë prore pjesë e pretendimeve karrieriste nëpër etapa kohore.
“Duket se është një lloj rrugëtimi historik, megjithëse jo i njohur për të gjithë neve, edhe Luli po na tregon se është një kohë e gjatë e përmbledhjes së piktuarave në konstalacionin kohor, ndërsa tek Instalacioni i pikturave me karrige, autori po na tregon luftën e vazhdueshme për karrigë, nga hapat e parë në shkollë e më tej!…”
Drejtori Kushtrim Zeqiri foli për temën e piktuarave të ekspozuara, të cilat tha së dëshmojnë pasyqrojnë ‘rrugëtimin’ e gjatë me krajata e peripeci që ka kaluar populli ynë”.
Ndërsa autori i bëri një kronologji ngjarjeve të dhimshme nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptar në Kosovë e ish Jugosllavi, duke u fokusuar në përmbajtjen e punimeve të ekspozuara, të cilat tha se pasqyrojnë një pjesë të “‘odesieiadës’ së trishtë” nëpër të cilën ka kaluar populli ynë në ish shtetin e dikurshëm, deri në ditët tona.
Ekspozita personale “Identitet” e artistit Lulzim Ramushi, pasqyron elementet e identitetit personal e kolektiv kombëtar, përmes pasaportave, këpucëve, karrigave, targave të autornjeteve dhe dokumenteve të tjera të identifikimit para autoriteteve zyrtare, p.sh. numrat e shtëpive në lagje, në raport me të tjerët dhe shoqërinë e gjërë.
Në këtë ekspozitë, artisti Ramushi prezantohet me disa piktura, me piktura-instalacion dhe një video-art.
Shumica e veprave të tij të ekspozuara, na kthejnë në vitet e ’90-ta të shekullit XX-të, në kohën para, gjatë dhe menjëherë pas luftës në Kosovë, si dhe shembjen e një sistemi të tërë politik e të dhunshëm, siç ishte Jugosllavia.
Në shumë vepra shihet sinjalistika e skenave te krimit, vrasjes, zhdukjes, masakrës, varrezave masive dhe tentim-gienocidit. Sa herë shohim pasaportat, ne nuk kujtojmë vetëm të kaluarën tonë të dhimshme, por edhe na asocion në izolimin e gjatë e të vetëm në Ballkanin Perëndimor, pasi që kosovarët mbesin të fundit në rajon me liberalizimin e vizave për në zonën e Shengenit të Bashkimit Evropian.
Në video-artin “‘Light art-harmony”, subjekti, (artisti) ne video me njërën dorë vizaton kurse me tjetrën dorë luan me tastierën e klaviaturës. Krijon tinguj në të njejtën kohë, në një dhomë të errtë, ku përshkruan jetën e vet artistike me vija dhe tinguj muzikore. Në sfond shihen tri violina dhe dëgjohen tingujt e muzikës, duke interpretuar dhe vizatuar në kohë reale.
Video-arti i artistit shfaqet përmes nje televizori të vjetër: Në pikturën-instalacion “Batajnica” shprehet operacioni i fshehjes së krimeve të luftës dhe kundër njerëzimit, vrasja e civilëve të pafajshëm shqiptarë dhe varret masive të fshehura në territorin e Serbisë.
Kufomat janë bartur nga Kosova në Serbi me kamionë dhe mjete të tjera ushtarake e paramilitare. Edhe për së vrari shqiptarët janë trajtuar ç’njerëzisht. Duke i djegur, për të ikur nga përgjegjësia, janë përpjekur t’i groposin në zona sa më të sigurta, si në një poligon gjuetie të policisë jugosllave. Inspiruar nga kjo tragjedi, artisti Ramushi pikturoi seri punimesh po me këtë cikël.
Shiriti “Danger”, instalacion, në këtë rast tregon rrezikshmërinë për të mos u futur në zonat ku dyshohet se ka skena krimi, kryesisht krime lufte, kufoma, varre masive. Ndërsa pikturat-instalacion “Karriget” kanë lidhje me luftën e secilit për t’u ulur në karrige, me ose pa meritë. Lufta për karrige është simbolikisht edhe luftë për pushtet e fron. Karriget shpesh kanë sjellur pasoja fatale për shoqërinë. Vrapimi pas karrigeve prej femijërisë e uljes së nxënësve në karrige të klasës në shkollë, është garë për të qenë i pari, më i miri, më i forti, nga kryetar klase në kryetar shteti. Dhe kjo konkurrencë, shpesh është jo e drejtë, pa parime dhe me rivalitet të ashpër, pa zgjedhur mjetet për të arritur qëllimin.
Ka edhe tabela me targa të automjeteve, si shenja të cilat përdoren në komunikacion për t’u identifikuar, të shprehura përmes shkronjave, numrave. Në kohën e ish-Jugosllavise, ato ishin me identifikim të qytetit, si p.sh., Prishtina-PR, ndërsa në kohën e sotme, ato janë me numra që tregojnë rajonin prej nga vjen, por jo duke e specifikuar aq qartë secilin vendbanim prej nga vijnë shoferët.
Ka edhe numra të shtëpive për identifikim, për adresa, për poste, identitetin e secilës familje e banori dhe lehtësimin e orientimit, komunikimit dhe dërgimit.
Shumica e pikturave janë me ngjyra të vajit dhe objektet e paraqitura në piktura janë më shumë në mënyrë grupore e më rrallë individuale, për të shprehur me theks të veçant identitetin kolektiv, gjurmët e një krimi e varri masiv, zonat e të pagjeturve dhe statistikat e krimit të shumëfisht.
Identiteti është fluid i rrjedhshëm, vazhdimisht ndryshon, transformohet dhe merr trajta të reja, e sidomos identitetet e dhunshme politike (YU), ato bien një ditë, duke krijuar identitete te reja.