Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është subvencionimi më i madh për qumështin në nivel

Policia mbanë ligjëratë për parandalimin e ngacmimeve në shkolla

Njeriu që vulosi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë: Ajo që është arritur në Kosovë është

Nga nesër paralajmërohet mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës, KESCO alarmon për kursim

Ushtarë të Gardës së Idahos kthehen në SHBA nga misioni gati njëvjeçar në Kosovë, familjarët

Dr. Ismajl Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Aktivitete javore në trafikun rrugor

 Si bëhej njoftimi për kohën e iftarit në Malësinë e Bujanocit dikur?
Lajme

Si bëhej njoftimi për kohën e iftarit në Malësinë e Bujanocit dikur?

14 April 2023 0 Comment 6 min read

AA

Para 50 viteve popullata e Malësisë së Bijanovcit, përveç që ballafaqohej me kushte të renda jetësore, nuk kishte as rrjet elektirk, gjë që e rëndonte edhe më tepër jetën.

Pavarësisht këtyre kushteve të rënda, popullata në shumicë e asaj treve agjëronte në kohën e Ramazanit, ndonëse rrallë kush kishte ndonjë orë dore apo muri për të ditur kohën e saktë të iftarit dhe syfyrit.


Arsimtari me përvojë dhe me autorite të lartë nga Nosvosella, Ismet Selimi, e mban mend mirë se si në fshatin e tij bëhej njoftimi për kohën e ardhjes së iftarit dhe syfyrit.

“Si fëmijë rreth 5 vjeçar në fshatin tonë, diku para 50 viteve, fshatarët nuk kishin orë për matjen e kohës, përveç ndonjëri që ishte më i kamur. Për fat të mirë ne kishim hoxhën tonë në lagje, Mulla Selim Selimi, i cili në kohën e duhur të iftarit dilte në një vend pak më të ngritur për nga lartësia, aty pranë shtëpisë së tij, dhe me zë të lartë thirrte “Ezanin”. Fshatarët kuptonin se është koha e iftarit, në këtë mënyrë e përsëriste edhe për syfyr”, ka kujtuar arsimitari Ismet, këto kohë të dikurshme të ditëve të Muajit të Madhërishëm të Ramazanit.

Sipas tij, jehonën e zërit kanë mundur ta dëgjojnë edhe lagjet e afërta, por edhe në fshatrat përreth. Në atë kohë, thotë ars. Ismeti, ka qenë traditë me shkuar për iftar te fqinjtë, familjarët, apo edhe te miqtë, pa të ftuar askush!

“Së paku tri herë gjatë Ramazanit, fshatarët janë endur nëpër iftare, teksa me vetë dëshirë secili familjar ndalte hoxhën për iftar dhe burrat e fshatit. Dhe së bashku, të gjithë më pas i falnin edhe taravitë te mikpritësi. Ditëve tjera kur hoxha nuk ishte i ftuar, taravitë faleshin te oda e hoxhës”, ka pohuar arsimtari Ismet, i cili tash e sa kohë jeton dhe vepron në Gjilan.

Zona Ekonomike – Takim Publik

Zona Ekonomike – Takim Publik

Po ashtu edhe arsimtari në pension, Ismet Shabani, nga fshati Zarbincë e mban mend mirë kohën e Ramazanit të kësaj treve, që sipas tij, edhe në ato kushte kishte lezet, afërsi, ngrohtësi dhe lidhje më të fortë ndërmjet vete.

“Meqë Zarbinca kishte një sipërfaqe të madhe dhe mëhallat (lagjet) e saj ishin larg njëra-tjetrës me orë të tëra, koha e iftarit dhe syfyrit lajmërohej me tupana! Tupanxhinjtë dilnin në “Murqez”, një pikë relativisht e lartë, nga ku shiheshin shumë lagje të fshatit. E jehona e zërit të tupanave dëgjohej larg, madje edhe në fshatrat përreth, sidomos në Suharrnë”, ka thënë Shabani.

Sipas tij, kjo mënyrë e iftarit aplikohej edhe për syfyr, teksa tupanxhinjtë banonin nëpër shtëpitë e fshatit me rotacion, sepse nuk ishin nga fshati, sikundër edhe teravitë që faleshin në ndonjërën nga shtëpitë e fshatarëve, në mënyrë të organizuar dhe me vullnet të lirë.

Pavarsisht këtyre peripecive e hjekave, thotë ars. Ismet, i cili ka kryer haxhin, Muaji i Ramazanit i jepte hijeshi Malësisë. E gëzimi më i madh ka qenë dita e Bajramit, kur të gjithë fshatrat e kësaj pjese vërshonin drejt Xhamisë, i madh e i vogël, pamje të cilat i jepnin madhështi ritit. Kanë qenë emocione të papërshkruara dhe nuk do të hiqen asnjëherë nga koka, shkruan ai.

Përmblodhi e përpunoi: Prof. Femi Sylejmani

Share This:

Tags: Iftari Malesi e Bujanocit
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si

20 June 2025
Lajme

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga

20 June 2025
Lajme

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh

20 June 2025
Lajme

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është

20 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Bashkësia Islame shtroi iftar në Bujanoc

6 April 2024

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, shtroi të enjten iftarin tradicional në Bujanoc për

Arte tjera Kulturë Lajme

“Iftari” shtohet ne listën e trashëgimisë së

6 December 2023

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Kulturë (UNESCO) e ka futur të mërkurën, iftarin,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.