Shtyhet seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit
E paraparë të mbahet më datë 06 Janar 2025 me fillim në ora10:00h, ajo është shty në momentet e fundit. Sipas njoftimit brenda administratës komunale, seanca pritet të mbahet sot, më 06 janar 2026, në ora 12:00h.
Seanca e dytë e legjislaturës së re komunale vjen pas inaugurimit të mëparshëm të kuvendit dhe betimit të kryetarit, ndërsa kryesuesi më i vjetër nga mosha, Isa Agushi, pritet të drejtoj seancën deri në zgjedhjen e kryesuesit të ri, për të cilin post janë lakuar disa emra, përfshirë Nazim Gagicën e AAK-së, Arian Sadikun e Krenare Kqiku të LVV-së , etj.
E shtyerja e seancës duket të jetë e lidhur pikërisht me emrin e kandidatit për kryesues të Kuvendit për katër vitet e ardhshme.
Ajo pritet të filloj në ora 12:00h, në shkollën e Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu”, kur edhe do të mësohen emrat apo emri nominal për kryetar të kuvendit të Komunës së Gjilanit.
