Shtatë mrekullitë e botës së lashtë, antikitetit
Listë me shtatë mrekullitë e botës së lashtë është shkruar rreth shek II p. e. s. Referimi i parë në lidhje me këtë ide është gjetur në Histori të Herodotit, shek V p.e.s.
Dekada më vonë, historianët helenë shkruan për monumentet më të madhërishme të kohës. Callimachus i Cyrenes (305p.e.s-240p.e.s), kryebibliotekar i Alexandria Mouseion, shkroi “Përmbledhje e mrekullive nëpër botë”. Gjithçka dimë për këtë përmbledhje është vetëm titulli, sepse ajo u dogj në zjarrin që i ra bibliotekës.
Lista përfundimtare është plotësuar gjatë mesjetës. Lista përmbante 7 monumentet më mahnitëse të botës antike, disa prej të cilave pothuaj u zhdukën gjatë mesjetës.
Sot, evidencat arkeologjike zbulojnë disa prej mistereve që rrethonin historinë e këtyre mrekullive prej shekujsh. Për ndërtuesit e tyre, 7 mrekullitë ishin një celebrim i fesë, mitologjisë, artit, fuqisë dhe shkencës. Për ne, ato pasqyrojnë aftësinë e njeriut për të ndryshuar ambientin duke ndërtuar konstruksione madhështore, njëra prej të cilave i qëndron kohës edhe në ditët tona.
Shih edhe:
Piramida e Keopsit – është më e madhja nga tre piramidat kryesore në Giza dhe piramida më e lartë në botë. Ajo u ndërtua nga faraoni Keops gjatë viteve 3100 p. e. s – 2700 p. e. s. Ka një lartësi prej 146 m. dhe gjatësinë e çdo brinje të bazës e ka 227 m.
Përbehet nga 2 500 000 blloqe me masë prej 2 – 5 tona secila. Kështu masa e piramidës i afrohet 6 000 000 tonelatave. Blloqet formojnë 203 shkallë me lartësi mesatare prej 1m.
Talesi i Miletës ishte një shkencetar, i cili duke shfrytëzuar ngjashmerinë e trekëndëshave kënddrejtë dhe barakrahësh, arriti të njehësoj lartësinë e piramidës së Keopsit.
Piramida e Keopsit është quajtur nga shkencëtarët “Libër shkencor i shkruajtur në gurë”, pasi:
- Meridiani që kalon nga maja e piramidës, e ndante në dy pjesë të barabarta deltën e lumit Nil dhe përputhej me drejtimin veri-jug.
- Lëvizjet e hijes së piramidës shënonin orët e ditës dhe jepnin dhe datat e sakta të ekuinokseve dhe solsticeve.
- Duke e shumëzuar me një miliard lartësinë që do të kishte piramida, nëse faqet e saj do të ishin zgjatur deri në majën e saj, do të kemi 148 208 000 km, numër që është afërsisht i barabartë me largësinë në km nga Toka deri në Diell.
Për ndërtimin e kësaj piramide punuan rreth 100. 000 skllevër për 30 vjet. Ky bllok gjigand prej guri, (pra gurët e mëdhenj nga të cilët përbëhet), mjaftojnë për të bërë një mur 3 metra të lartë dhe 0.3 metra të gjërë që të rrethojë të gjithë Francën.
Për të transportuar të gjitha materialet që duheshin për ndërtimin e kësaj piramide, afërsisht duheshin rreth 9000 trena me nga 50 vagonë secili.
Sot kjo piramidë vizitohet nga shumë turistë që vijnë nga e gjithë bota.
E fshehta e Piramidës së Keopsit
Çdo njeri është në gjendje që në një natë të errët të gjejë drejtimin e Bejrut, me anë të Yllit Polar. Gjithashtu, është në dijeni që, për shkak të dukurisë së precesionit, boshti i rrotullimit të Tokës zhvendoset duke përshkuar një sipërfaqe konike një herë në 25800 vjet. D.m.th se ky bosht e ndryshon orientimin e vet në hapësirë. Kjo do të thotë se poli qiellor, pra pika ku shënjon boshti i Tokës përshkuan në sfondin e qiellit yjor një rreth të madh. Në qoftë se poli bie pikërisht afër ndonjë ylli të ndritshëm, atëherë ky yll luan rolin e Yllit Polar. Sot këtë rol e luan ylli alfa i Arushës së Vogël (Ursae Minoris). Por katërmijë e pesëqind vjet më parë Poli Verior i qiellit ndodhej afër një tjetër ylli të ndritshëm dhe pikërisht afër yllit alfa Draconis. Me këtë lidhet historia zbavitëse e njërës prej hipotezave të fshehta të ndërtimit të piramidës së Keopsit.
Korridori i brendshëm më i gjatë, ose thënë ndryshe hyrja e tunelit të kësaj piramide, është e drejtuar për nga Veriu. Sikur pjerrësia e tij të ishte 30 gradë aq sa është gjerësia gjeografike e vendit, ku ndodhet piramida, atëherë vrojtuesi i ndodhur në qendër të saj do ta shikonte Polin Verior të qiellit në drejtim të vrimës së tunelit. Pjerrësia e tunelit është vetëm 26,5 gradë. Kjo do të thotë se tuneli shënjon në drejtim të pikës që ndodhet 3,5 gradë poshtë polit. Në fillim të shekullit XIX astronomi i dëgjuar, Herchel, në lidhje me këtë problem formuloi hipotezën, sipas së cilës, del se në kohën kur u ndërtua piramida, ylli alfa Draconis ishte pikërisht në po këtë largësi nga poli e për rrjedhojë gjatë një ditë-nate, ai ndodhej një herë në kulmimin e poshtëm të tij dhe saktësisht poshtë polit, atje ku shënjonte tuneli i piramidës. Ja dhe një tjetër histori rreth kësaj piramide, që ka lidhje me ciklin “Dijet e panjohura të kapllanëve të Egjiptit”. Po jo vetëm vendosja se kur ka ndodhur kjo mund të ndihmojë në përcaktimin e saktë të datës së ndërtimit të piramidës. Siç del, alfa Draconis ndodhej larg Polit me 3,5 gradë dy herë: në vitin 2100 dhe 3300 vjet para erës sonë.
Fatkeqësisht, asnjë nga këto data nuk përputhen me ato çfarë dihen nga studimet egjiptologjike: Piramida e Keopsit u ngrit rreth vitit 2800 para erës sonë, pra kemi një shmangie, një digresion. Për këtë, astronomi polak, Jozef Smak, është shprehur se “duke mos qenë egjiptolog nuk jam në gjendje të them se hipoteza e John Herschel në kohën kur e ka formuluar atë ishte përputhja më e mirë”. E ndoshta kështu mund të ketë qenë, nëse gjykohet nga mesazhi i Napoleonit kur thoshte: “Ushtarë, 40 shekuj shikojnë te ju!”. Nga kjo del se shkencëtarët që shoqëronin Napoleonin në ekspeditën për në Egjipt e datuan ngritjen e piramidës së Keopsit rreth vitit 2200 para erës sonë.
Hipotezës së Herschelit, studiuesit i janë kthyer disa herë. Këtë e kanë bërë po ashtu edhe astronomët edhe pse korrigjimet e tyre kanë qenë të vogla, por dijet tona rreth dukurisë së precesionit nuk kanë ndryshuar aq shumë gjatë këtyre 200 e më shumë viteve të fundit. Përpara shumë vitesh, me këtë problem, por edhe për shumë vjet u morën përsëri edhe R.L. Walker i US Naval Observatory. Ai arriti t‘i japë zgjidhje kësaj enigme edhe pse nuk kishte asnjë lidhje me astronominë. Walker konstatoi pikërisht atë që, mënyra më e thjeshtë e ndërtimit të trotuarit apo korridorit konsiston në vendosjen përkatëse të blloqeve prej guri.
Kopshtet e varura të Babilonisë
I ndodhur në qytetin e lashtë të Babilonisë, e quajtur Porta e Zotit, pranë Bagdadit,sot Iraku, kopshtet e varura të Babilonisë janë ndërtuar rreth 590 vite p. e. s nga mbreti Nebukodonosor II, edhe pse tradita atributet e ndërtimin e tyre ia jep Mbretëreshës Semiramide, asire.
Legjenda tregon që mbretëresha – përshkruar dhe në pikturën e famshme të Degas, “Semiramide në ndërtimin e Babilonisë”, çka përshkruhet edhe në opera lirike – gjente trëndafila të freskët në kopshte çdo ditë, madje edhe në klimën e thatë që karakterizonte qytetin.
Duhet të theksohet se në kulturën tradicionale të Mesopotamisë, kuptimi i fjalës i ngjan apo është I përafërt me “kopsht të Xhennetit, parajsës”. Disa historianë, duhet thëne, se nuk janë dakord për ekzistencën ose jo të kopshteve mbretërore të qytetit të Babilonisë.
Çështja e venndodhjes së kopshteve është akoma e pazgjidhur dhe studime, ende në vazhdim, kanë lëshuar shumë hipoteza, përfshirë edhe atë që nuk ndodhej brenda në Babiloni, një nga shtatë mrekullitë e botës antike.
Nga burimet e lashta, informacionet për kopshtet nuk flasin askund se ku ndodheshin ato.
Një teori fillestare ishte dhënë nga gjermani Koldeëey Robert, i pari që ka kryer gërmime në vend, midis viteve 1889 dhe 1917.
Ai mendoi se kopshtet ishin vendosur në këndin verilindor të Pallatit të Jugut, me qenë se ai kishte zbuluar një strukturë të madhe te mbuluar me fuçi dhe të përbërë nga katërmbëdhjetë dhoma, me një mur perimetrues.
Kjo teori, megjithatë, ka kufirin e saj sepse janë larg lumit Eufrat, ku duhej marrë uji për ujitje, dhe së dyti, fakti se çasja në kopshte mund të bëhet vetëm përmes dhomave private dhe zyrave. Për më tepër, me gërmimet e vazhdueshme, duket më i besueshëm se dhomat e zbuluara nga Koldeëey duheshin ndoshta për magazinimin e mallërave.
Një teori e dytë ishte avancuar nga D. J. Ëiseman, e cila i mendon këto kopshte “më lart dhe të vendosura pranë murit veriperëndimor” të Pallatit të Jugut, nga e cila zgjateshin kopshtet, pranë brigjeve të Eufratit.
Në gjysmën e parë të viteve 90-të dijetari DËË Stevenson sugjeroi një tjetër pamje (në fakt ka deklaruar se nuk mund të jenë atje ku tregohet nga Ëiseman, sepse në kohën e ndërtimit te tyre, Eufrati mbulonte zonën në fjalë) se kopshtet ishin tarraca të ndërtuara gjithësesi shumë afër Pallatit Jugor, dhe ndoshta në murin jugor të tij. Në ditët e sotme për këtë hipotezë nuk ka të dhëna.
Studimet e fundit kanë dhënë një teori të re (mbështetur nga Stephanie Dalley), se kopshtet nuk ishin të vendosur të gjithë në Babiloni, por në qytetin e afërt të Nineveh. Dalley mbështetet në burimet klasike dhe thotë se ka një konfuzion mes Babilonisë dhe Nineveh nga fakti se kalimi nga Asirishtja në pushtetin Babylonian nuk ishin përceptuar si një përçarje nga autorët klasikë të cilët vazhdonin të identifikonin një mbretëri, atë “të Asirisë”, e cila kishte ndryshuar thjeshtë kryeqytet.
Përveç kësaj, burimet heshtin në Babiloni për ndërtimin e kopshteve, ndërsa burimet Asirisht dëshmojnë për punën e rëndësishme nën ujë në Nineveh Senasheribi (68-631 p.e.s.) dhe praninë e kopshteve pranë brigjeve të Hors.
Babilonia ishte e rrethuar nga një unazë e dyfishtë muresh, që ndërpriteshin vetëm nga porta e Ishtarit, përmes të cili lidhej rruga kryesore me qytetin e mbuluar me pllaka me xham blu dhe stolisur me mbi 120 statuja të luanëve me grykë hapur.
Mbi derë u gjet, nga arkeologu Koldeëey Robert, struktura që mbante bazën për mbështetjen e tarracave të këtyre kopshteve.
Duke pasur parasysh se në atë kohë, përdorimet e tokës ishin bujqësore, krijimi i një kopshti botanik ishte diçka e pazakonte. U krijua një kopsht botanik me llojet e bimëve me origjinë nga vende të tjera dhe që jetonin në klimat më të lagështa. Prandaj u ndërtua një sistem kompleks hidraulik që, mes tjerash, ishte për të ngritur ujin nga lumi e për të çuar ujin në kopshtet, me shpeshtësinë dhe sasinë që nevojitej. Terracat e Kopshteve ishin ndërtuar krejtësisht prej guri dhe janë përmendur edhe nga Herodoti.
Në kopshtet e varura të Babilonisë janë mbështetur disa skena nga opera Semiramide shkruar nga Gioacchino Rossini, në një libret nga Gaetano Rossi (Semiramis di Voltaire), të kryera në Teatron La Fenice në Venecia, 3 shkurt 1823.
Tempulli i Artemidës
I njohur gjithashtu edhe si Tempulli i Dianës, ishte një tempull kushtuar një forme të lashtë dhe lokale të perëndeshës Artemis, lidhur me Dianën, një perëndeshë romake. Ajo ndodhej në qytetin bregdetar të Detit Egje, Efes, (afër qytetit modern të selcukut në Turqinë e sotme.
Tempulli u rindërtua plotësisht dy herë, një herë pas një përmbytje shkatërruese dhe treqind vjet më vonë pas një akti zjarrvënie, dhe në formën e tij përfundimtare ishte një nga Shtatë mrekullitë e Botës Antike. Nga viti 401 pas Krishtit ajo ishte shkatërruar.
Vetëm themelet dhe fragmentet e tempullit të fundit kanë mbetur në vend.
Në shekullin VI para e.s., ky qytet ka qenë gjithmonë qendra e kultit të Afërditës, e quajtur më vonë Daiana nga romakët. Flitet për perëndeshën e natyrës dhe kafshëve të egra dhe paraqitet e shoqëruar nga një sorkadhe dhe e armatosur me hark dhe shigjeta.
Nga antikiteti ekziston një tempull i dedikuar perëndeshës. Por në shekullin VII-të para e. s., qyteti pësoi një sulm nga cimerët. Edhe pse qyteti rezistoi, tempulli u dogj dhe u shkatërrua. Gjithçka ishte në duart e mbretit të Lidias, Kreso.
Po, është i njëjti që ka shpikur disqet e çuditshme prej metali të quajtura “kreseidas”. Asnjë nuk e di se ku do ndalojnë këto shpikje moderne… por Kreso ishte një mbrojtës i shenjtëve dhe artistëve dhe ai propozoi të ngritej një tempull i ri i Artemisës, më i mirë se i pari. Për këtë u bë një thirrje publike ku u kërkohej të gjithë qytetarëve që të dhuronin para për tempullin e ri. Më në fund tempulli u ngrit.
Logariste 127 kolona të mrekullueshme nga 20 m. lartësi, diçka e jashtëzakonshme për kohën, gjithashtu përmbante dhe skulptura të Eskopes. Ky tempull shkëlqeu qytetin e Efesit gjatë dy shekujve. Pa dyshim vjen tragjedia: në vitin 356 para e. s., bariu Erostrato e shkatërroi tempullin duke e ndezur thjesht për famë. Pa dyshim që ky pionier i famës e arriti atë që kërkonte, provë është që ende i kujtohet emri edhe sot.
Por në atë kohë arriti diçka më shumë se fama: duke u treguar të gjithë njerëzve që për çudi Escopa ka një Erostrato dhe që mrekullitë e ndërtuara nga njerëzit duhej të ishin të mbrojtura nga vetë njerëzit.
Kjo histori ka një epilog: kur rreth 20 vjet më vonë, Aleksandri I Madh pushtoi qytetin e Efesit, dëgjoi historinë e tempullit dhe zbuloi që tempulli ishte shkatërruar në të njëjtën ditë që kishte lindur ai.
Kjo koincidencë e bëri që ta rindërtonte tempullin gjatë kohës që ishte në Efes, duke u përpjekur të krijonte një qeveri demokratike. Edhe pse mbaroi, tempulli, (bëhet e treta herë me këtë rindërtim), nuk e rimori kurrë të shkuarën e tij të shkëlqyer.
Shtatorja e Zeusit në Olimp
Shtatorja e Zeusit në Olimpia – gjendet në tempullin e ndërtuar, kushtuar zotave në malin e Olimp. Ajo u bë në vitin 462 p.e.s nga skulptori antik, Fidis, në fildish dhe arë. Ajo është e punuar me teknikën krisoelefantine.
Zeusi paraqitej i ulur në një fron të bërë me të njëjtat materiale si dhe statuja që paraqiste perëndeshën Victoria të lidhur në krahun e djathtë dhe në të majtën skeptrit, rreth tij ishin skulptura të ndryshme të heronjve mitologjikë. Skulptura kishte lartësi prej 14 m.
Sipas historianëve të autorizuar, ishte më e bukura skulpturë dhe riprodhimi i saj njihet vetëm në monedha të takuara në shekullin XIX.
Jetoi rreth 1000 vjet, më shumë se të gjitha mrekullitë e tjera, derisa disa fanatikë kristianë të mbretërisë së Teodosit II e dogjën, por ajo nuk u shkatërrua totalisht. Zhdukja totale ndodhi në shekullin VI dhe nuk ngeli asnjë gjurmë e saj si pasojë e tërmeteve.
Statuja ka shërbyer për shumë vjet për të kurorëzuar fituesit e olimpiadave greke.
Maozeleumi i Mauzolit
Maozeleumi i Mauzolit – ishtë në territorin e Turqisë.
Viti 352 para e. s.. Mrekullitë e botës, që në këtë kohë ishin katër, pakësohen në 3, sepse Erostrati djeg tempullin e Artemisës.
Por zhvillimi është duke ardhur: një mrekulli e re do të ndërtohet, me shumë koincidenca me tempullin e Artemidës dhe do të duket si një vepër e bërë me magji për të kompensuar humbjen.
Jemi në Halicarnaso, në Caria, një shtet në Azinë e Vogël. Bëhet fjalë për një qytet të rëndësishëm, që llogariste dhe një fabrikë nga ato të disqeve të çuditshme të metalit, të shpikura nga Creso që prodhojnë para.
Qyteti shfaq shkëlqim, por tani qyteti është në zi, Mausolo vdiq.
Çfarë varri mund të ishte i denjë për një mbret të tillë?
E veja e tij, Artemisa, merr vendimin që të mos kursehet në shpenzime. Është tamam sikur i gjithë qyteti ta dinte që kurrë më nuk do kthehej një epokë aq e mrekullueshme si ajo e Mausolos, prandaj njerëzit u vunë në dispozicion të demonstronin mirënjohjen dhe t’i bënin një varr, më specialin e historisë, aq sa i dha emrin mauzoleumeve të ndërtuara më vonë.
Filluan punimet: arkitektët Satiros dhe Piteos ndërtuan një podium kënd drejtë mbi të cilin ngrihej një kolonë e rregullit jonik. Mbi këtë një piramidë e shkallëzuar. Dhe në majë një statujë. Bashkësia e të gjitha këtyre arrinte lartësinë marramendëse prej 50 m.
Por kjo nuk ishte e gjitha. Skulptorët më të mirë të Greqisë së asaj epoke bënë statujat dhe mozaiket: Briaxis, Timoteo, Leucastes dhe famozi Scapo. Por kjo mrekulli do të ishte ajo që duroi më pak në kohë nga të gjitha.
Sapo kaluan 16 vjet, më 334 para e. s.,Aleksandri i Madh shkatërroi qytetin. Ai që dha urdhër për rindërtimin e tempullit të Artemisës tregon tani anën e tij shkatërrimtare. Edhe pse vite më pas mbretërit e Egjiptit që morën Carian e rindërtuan Halicarnason, qytet që është edhe në ditët tona (sot quhet Bodrum), nga mauzoleumi ngeli vetëm legjenda.
Kolosi i Rodosit
Kolosi i Rodosit –Vendndodhja gjeografike e Rodit ishte e privilegjuar për të tregtuar meGreqinë. Azia dhe Egjipti falë kësaj e shndërruan në qendrën tregtare më të madhe të Mesdheut Oriental.
Mbreti Demetri i Poliarcetës, i njohur për eksperiencën ushtarake sidomos nëpër rrethinat, aq sa në të ardhmen ushtarakët do t’i referoheshin teknikës së tij duke e emërtuar “Poliarcetica”, vendosi të sulmojë Rodin.
Qyteti i rezistoi dhe Demetri u detyrua të tërhiqej. Për të festuar këtë triumf, qyteti vendosi të ndërtonte një monument për kujtim të Helios, zoti i diellit, në port. Punimet i udhëhoqi Cares Lindos.
Në fillim statujën e veshën me hekur dhe sipër me pllaka bronzi. Më në fund, kur statuja përfundoi, kishte jo më pak se 32 m lartësi. Fama e saj solli udhëtarë nga e gjithë bota antike për ta parë.
Me Kolosin e Rodit në atë kohë ishin 5 mrekullitë e botës që ishin ngritur mbi faqen e tokës, numër që erdhi duke u rritur. 56 vjet më vonë nga ndërtimi i tij në 223 para e.s., një tërmet e shëmbi Kolosin.
Banorët e Rodit ndoqën këshillat e një orakulli dhe vendosën t’i lënë pjesët e tij atje ku ranë nga tërmeti. Dhe kështu u bë gjatë 90 vjetëve deri në 654 para e.s., kur myslimanët morën copat e bronzit si plaçkë lufte.
Madhësia e statujës ishte e tillë saqë anijet kalonin mes këmbëve të tij. Kolosi i Rodit nuk ka nevojë për mitifikim, sepse u deshën më shumë se 2000 vjet kur njeriu arriti të bënte diçka më madhështore.
Fari i Aleksandrisë
Egjipt, viti 280 para e.s. Që kur Aleksandri i Madh i liroi egjiptianët nga dominimi persian, lidhjet mes grekëve dhe egjiptianëve u forcuan aq shumë sa mbreti i tyre, Ptolomeu II, ishte me origjinë greke. Ky bashkëpunim i grekëve dhe egjiptianëve ishte më i dukshëm në kryeqytet, Aleksandri.
Themeluar prej Aleksandrit të Madh në vitin 332 para e.s., ky qytet i zhvilluar u bë vatra më e rëndësishme e kulturës helene.
Por këtë herë mrekullia nuk do të jetë një tempull, as ndonjë lloj tjetër monumenti ose ndërtese, por një kullë. Kjo kullë do të shërbente për të udhëhequr anijet e shumta që mbërrinin në brigjet e Aleksandrisë.
Mbreti vendosi të ndërtonte një kullë që të identifikonte vendin dhe qytetin nga shumë larg. Për këtë përdorën ishullin e vogël të Faros, përballë portit.
Arkitekti Sastro drejtoi punimet, që, sa më shumë ecnin jepnin një pamje të mrekullueshme. Kur përfundoi, kulla ishte më shumë se 120 m. Në majë të saj kishte pasqyra metalike për të treguar pozicionin e saj ditën, duke reflektuar dritën e diellit dhe natën për mungesë të dritës ndizej zjarr (vatër).
Kjo mrekulli do të rezistonte shumë, rreth 1600 vjet deri në shekullin XIV, kur tërmetet do ta shembnin.
Emri i mrekullisë ishte “Kulla e Farit” dhe i linte mbrapa të gjitha ndërtimet e bëra deri në atë kohë që kishin për qëllim të udhëhiqnin anijet.