Shqipëria nuk e arrin finalen e Eurovision 2024
Besa Kokëdhima nuk ka arritur ta çoj Shqipërinë në finalen e edicionit të 68-të të Garës Evropiane të Këngës, që sivjet po mbahet në Malmo.
Kjo është pjesëmarrja e 20-të e shtetit shqiptar në “Eurovision”.
Shtetet që arritën të shkojnë në finale, në natën e dytë janë Letonia, Austria, Holanda Norvegjia, Izraeli, Greqia, Estonia, Zvicrra, Gjeorgjia dhe Armenia.
Besa Kokëdhima, përfaqësoi Shqipërinë me këngën energjike dhe frymëzuese “Titan”.