
Shpend Nuhiu, drejtori i DKA-së Gjilan: “Shtatë shkolla në Gjilan janë me Ushtrues Detyre”
Shpend Nuhiu, drejtori i DKA-së Gjilan: “Shtatë shkolla me Ushtrues Detyre”.

Kuvendi i Komunës së Gjilanit nuk e ka përfshi kërkesën e DKA-së për formimin e komisionit përzgjedhës të drejtorëve të shkollave.
Sipas drejtorit Shpend Nuhiu, kjo situatë ka thelluar problemet në udhëheqjen e shkollave duke ndikuar negativisht në ngritjen e cilësisë.
“Bëjmë thirrje që kjo kërkesë të merret në konsideratë dhe të procedohet sa më shpejt që është e mundur në të mirë të nxënsve tanë ne veçanti dhe komunitetit të arsimit ne përgjithësi”, ka thënë vec tjerash Nuhiu.
