Monday 20 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Ekskluzive | Identifikohet grabitësi i marketit në Gjilan – 15-vjeçari përfundon në pranga, pranon krimin

Parashikimi i motit për të hënën, 20 tetor 2025

Alban Hyseni falënderon votuesit e LVV-së: – Punë të mëdha na presin, andaj mobilizimi ynë

Pezullimi i projektit të Aeroportit të Vlorës, reagon Pacolli: Nuk jam ftuar nga askush për

Gjilan: Vjedhje si në film! – hajnat ndërpresin rrymën dhe thyhen tri shtëpi

Arrestohet i riu në Gjilan, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas, përfundon në ndalim

Arbër Ismajli, falënderon ekipin garues të LDK-së në Zgjedhje Lokale 2025 – “Të gjithë jeni

Gjilan: Bujar Nevzadi nga PDK konfirmon mandatin e ri në KK Gjilan, falënderon votuesit

Jehonë në mediat ndërkombëtare për protestën në mbështetje të UÇK-së në Tiranë

Dita e katërt (17:00) – Verifikohen rezultatet dhe numërohen më shumë se 65% e vendvotimeve,

 Shkruan: Silvana Begaj – Skandali i Onkologjikut dhe jo vetëm…
Opinione

Shkruan: Silvana Begaj – Skandali i Onkologjikut dhe jo vetëm…

18 July 2024 0 Comment 7 min read

AA

(Fatkeqësisht ky shkrim nuk i adresohet kurrsesi vetëm spitalit Onkologjik, por spitaleve shtetëror në Tiranë e rrethe.)

Do të doja të thoja se kanceri është sëmundja që do vëmendjen dhe mirësinë e familjes, shoqërisë dhe profesionistëve për të qenë gati të sfidosh vdekjen, por nuk e them dot!

Pangopësia e të betuarve të Hipokratit fatkeqësisht duket sikur i janë betuar Hipokritit dhe sillen sikur të jenë disa rrugeçër, gjobvënës ndaj hallexhinjëve që kanë fatin e keq të sëmuren.

Shkruan: Silvana Begaj/Stokholm

I/e diagnostifikuari/a me kancer vuan nga gjendje pasigurie, ankthi dhe depresioni. Nuk është e lehtë ta dish se vdekjen e ke kaq afër dhe ti nuk ke mjetet ta luftosh. Dhe shëndetësia jonë e arrin më së miri ta sëmur më shumë duke i dhënë më shumë pasiguri e më shumë ankth e depresion.

Për këto Shteti ka qënë gjithmonë në dijeni pasi shtetarët nuk jetojnë në planet tjetër dhe se kanë mirë informacion për veten dhe familjarët e tyre zgjedhin spitalet jashtë vendit ose private duke mos cënuar ”zotërinjtë me këmisha të bardha dhe me çizme” që kanë në dorë jetën e njerëzve të thjeshtë.

Skandali i spitaleve tona fillon që nga kushtet ku muret janë të palyera, tualetet skandaloze, dyer që nuk mbyllen dhe disa insekte që dalin sapo mbyllen dritat. Të vdesësh nga neveria atje ku shkon për t’u shëruar!

Kush ka dyshime, pikëpyetje e ftoj të bëj një vizitë tek Hematologjia.

Mungesa e ilaceve në Shëndetësinë falas është thika që ka në shpatulla i sëmuri i cili paguan që tek roja e derës dhe deri tek shefi i departamentit, por lekë mjaftueshëm për ilace ska. Ilacet spitalore shiten me mik dhe me cmimin që vendos Shefi.

Shëndetësia falas që kushton jetë dhe kaq shtrenjtë!

Nuk dua ti quaj as kriminel se ofendoj grupet kriminale që kanë mirësinë shpesh të paguajnë për kurat e njerëzve ndoshta të panjohur.

Këta vrasës të pangopur që presin pacientët si klientë nuk duhen pranuar, duhen denoncuar dhe me ulërimë!

Në fakt në një situatë të ditur prej 34 vitesh vetë shteti duhet të ndërmerrte një aksion me dorë të hekurt për kontrollin e spitaleve, por shteti jonë nuk ka as kohë as mundësi për këtë…

Spak-u nuk ka nevojë të humb kohë me hetime të thella sepse është bërë aq i dukshëm ky maskarallëk sa askush ska denjuar të fshihet në veprimet e tij.

Mjekët e rinj ikin! Zgjedhin botën se nuk kanë vend në spitalet e korruptuara ku kanë zënë rrënjë me nipër e mbesa të drejtorëve. Ah se mos harrojmë “miqtë e partisë të specializuar në paaftësi profesionale, por shkëlqejnë në mitmarrje, korrupsion…

Por këto janë gjëra që ne i kemi ditur dhe i dimë, por kurrsesi sduhet ti pranojmë! Ngritja e zërit është detyrim sublim ndaj cdo të sëmuri në nevojë!

Deklaratat e shefes së Onkologjikut që mendova t’i injoroj po i përgjigjem me një fjalë: Thashethemet si i quani Ju, janë veprime dhe pasoja cdo ditë në kurriz të të sëmurëve dhe familjarëve të tyre të prodhuar nga Ju dhe kolegët tuaj!

Kryeministrit Rama po i përgjigjem për deklaratën e ndritur që do të punësonin të huaj për menaxhimin e spitaleve:

Z. Rama perlat tuaja nuk kanë fund dhe të papërballueshme për një Shqipëri aq të vogël! Keni një mendje ekselente se si ta bëni që çdo gjë të duket e shkëlqyeshme nga jashtë!

Mbani dorën me shpenzime të të huajve se kemi boll profesionistë dhe të ndershëm në vendin tonë dhe leshojeni dorën që mbani kruspull për pajisjen e spitaleve me medikamentet dhe pajisjet e duhura!

Share This:

Tags: Silvana Begaj Skanalii Onkologjikut
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Ekskluzive | Identifikohet grabitësi i marketit në

20 October 2025
Lajme

Parashikimi i motit për të hënën, 20

20 October 2025
Lajme

Alban Hyseni falënderon votuesit e LVV-së: –

19 October 2025
Lajme

Pezullimi i projektit të Aeroportit të Vlorës,

19 October 2025
RELATED Stories for you
Shëndeti

Shkruan: Silvana Begaj: Kush lufton me kancerin,

9 October 2025

Shkruan: Silvana Begaj: Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! As

Opinione

Shkruan: Silvana Begaj, Stokholm – Ejani të

30 April 2025

Ejani të votojmë, Se edhe heshtja lodhet një ditë! Ka më shumë kandidatë për

Opinione

Sa shumë Politikanë nga Opozita dhe ata

29 January 2025

Sot, që kemi votën e Diasporës të mundshme, zëri i tyre po gjëmon kudo.

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.