Saturday 10 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

ClassiKos, mbanë Koncert me vepra të kompozitorëve Isa Jakupi e zet Kallaba

Kurti: Albulena Haxhiu është propozimi ynë për kryekuvendare, bëjë kompromise për Qeverinë, jo për Kuvendin

Kurti: Kemi marrë votë të pastër popullore, nuk i kemi borxh askujt për asgjë

Gjashtë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë, viktima gratë

​Ngërçi politik kërcënon projektin më të madh sportiv në historinë e Kosovës

Parashikimi i motit për të shtunën, 10 maj 2025

Shkruan: Prof. Adelina Bruçaj-Asani, Bujanoc – Shkolla jonë mbushet me atmosferë festive me rastin e

Super spektakli vazhdon në Prizren

Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje me Xabi Alonson

Imami i Qabesë fal namazin në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, BIK publikon fotot

 Shkruan: Prof. Dr. Bahtijar Kryeziu – Fjali jo të drejta logjikisht – e semantikisht të paqëndrueshme
Lajme

Shkruan: Prof. Dr. Bahtijar Kryeziu – Fjali jo të drejta logjikisht – e semantikisht të paqëndrueshme

20 August 2023 0 Comment 13 min read

AA

Shkruan: Prof. Dr. Bahtijar Kryeziu – Fjali jo të drejta logjikisht – e semantikisht të paqëndrueshme (në medie dhe në jetën e përditshme).

Mosrespektim i normave gjuhësore (fonetike, morfologjike, sintaksore, stilistike…), kanë peshën e vet, por kur fjalia nuk e ka kuptimin e saj të duhur, e ndërtuar jo drejt logjikisht, kjo rëndon dy herë më shumë…, qoftë në masmediat e shkruara apo në ato elektronike, ose edhe në ligjërimin e folur.

Shkruan: Prof. Dr. Bahtijar Kryeziu

Kjo është pasojë, sa e mungesës së kulturës gjuhësore të atyre që punojnë në ato shtëpi informa-tive, po aq edhe e kujdesit jo të duhur, e mungesës së ndjenjës dhe e papërgjegjësisë ndaj kësaj dhuntie që kemi, në anën tjetër. Në raste të tilla, zakonisht, nuk përfillen as rregullat gramatikore të shqipes, po as kërkesat e tipologjisë së gjuhës sonë dhe ligjësitë e saj.

Shih edhe:

Si në përralla me motive orientale! – Vali RANCH Resort & Congress Center

Si ta kuptosh porosinë e këtyre pak shembujve, kur nuk është thënë mirë e drejt ajo që është dashur të thuhet, si te këta pak shembuj që kemi zgjedhur këtu:

1.“Kosova tashti kur e kemi një garniturë jo të korruptuar në pushtet në krye me Vjosën dhe Albini(n), që nuk janë shpirtra të shitur nuk do të lejojnë që Kosova nuk do të dëmtohet”. Lexo: “… nuk do të lejojnë që Kosova nuk do të dëmto-het” (shkrim gazete) – në vend të: “… nuk do të lejojnë që Kosova të dëmtohet”.

2. “Pas fitores me plot emocione të Zvicrës ndaj Serbisë me golat e Xhakës dhe Shaqirit, në Zvicër kanë dalur shumë qytetarë që ta festojnë këtë fitore të ma-dhe” (“Bota sot”, 22 qershor 2018), shih: me plot emocione të Zvicrës (!) – në vend se: Pas fitores së Zvicrës, me plot emocione ndaj Serbisë, me golat e Xhakës dhe Shaqirit, në Zvicër kanë dalë shumë qytetarë që ta festojnë këtë fitore të madhe.

3. “Kancelari Scholz deklaroi se tha se marrëveshja e ardhshme Kosovë-Serbi do të ketë shumë detaje, por se do të përfshijë edhe njohjen reciproke” (edhe “deklaroi” – edhe “tha se”….!). Edhe ky shkrim gazete, duhet të jetë vend të: Kancelari Scholz (Sholc deklaroi (ose tha) se marrëveshja…, e jo Kancelari Sholc deklaroi tha se…, ngase veprimet e foljeve deklaroi dhe tha mëtojnë të shprehin të njëjtin veprim).

4.Te portali i gazetës “Bota Sot”, 3 korrik 2023, kemi ndeshur këtë titull shkrimi: “Kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut në Kosovë dhe Serbi për uljen e tensioneve”, të shkruar, jo ndesh rregullës drejtshkrimore morfo-sintaksore (të kodifikuar), por ne, megjithatë kujtojmë se më e pranueshme do të ishte sikur të ishte shkruar: “Kryeministri i Holandës dhe ai i Luksem-burgut…”, ngase një shtet ka një kryeministër e jo disa kryeministra. Përdorimi i shumësit të kryefjalës “Kryministrat”…, nënkupton më shumë kryeministra të Holandës dhe Luksemburgut.

Në një shkrim tjetër, te gazeta e njëjtë (18.8.2023), thuhet: “Vizita e Kryeministrit Kurti në Maqedoni të Veriut u bë me ftesë të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami me rastin e ri-emërtimit të një rruge në Shkup me emrin e veprimtarit Adem Demaçi”, që për ne, e shkruar kështu, duke u përcaktuar njëri kryetar i njërës komunë dhe kryetari i komunës tjetër, del të jete më e pra-nueshme, sesa të thuhet kryetarët e Komunës së Çairit dhe Komunës së Tetovës…, ngjashëm me ndërtimin “Kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut…”.

5. Një titull tjetër i mëhershëm te portali (“Bota Sot”, 30 qershor 2023), kemi ndeshur këtë ndërtim: “Nga skara e deri tek tharja e rrobave, këto janë rregullat e ballkonit në Gjermani”. Këtu, në vend të fjalës tharja, më drejt do të ishte sikur të ishte përdorur fjala terja. Gjithmonë në popull është thënë e thuhet: ishin terur rrobat; më janë terur flokët, duart…, që i kisha të lagëta etj. Fjala tharj/e,-a, përdoret në raste të tjera, si: ishte tha bari nga dielli i fortë; ishte tha pema pa e ujitur etj. Ç’ është e vërteta, te Fjalori i shqipes së sotme, “Toena”, Tiranë, 2002:1378, ndeshim nja 2 shembuj ku përdoret leksema thaj, -va, -rë, edhe për rrobat e tokën: i thau rrobat në diell; i thanë tokat, porse po në këtë Fjalor, fq. 1337, përmendet edhe emri “terinë,-a, f. sh.-a, -at, vend ku ndejnë rrobat”, d.m.th., ku teren rrobat.

Fjalët terje – tharje, sado që na duken si sinonime, kanë edhe nuanca dallimi, ashtu sikurse fjalët: krye – kokë, udhë – rrugë etj., prandaj edhe duhen përdorur secila në vendin e duhur.

6. Po kështu, fjala esëll e përdorur nga një opinionist, te shembulli: “Koha e fundit për esullim dhe ndërgjegjësim nacional! (“Bota Sot”, 4 dhjetor 2022), është përdorur figurativisht, si një shprehje e re – neologjizëm, por jo i qëndrueshëm, në vend të fjalëve: vetëdijesim, ndërgjegjësim… Formën e fjalës esullim nuk e njohin fjalorët e gjuhës shqipe, andaj as ne nuk kemi nevojë ta përdorim kur kemi përgjegjëse fjalësh (përkatëse) të cilat i shënuam më sipër.

7. Meteorologët me rastin e parashikimit të motit me shi, kryesisht shprehen: sot (ose nesër) do të ketë mot me reshje shiu. Për borë thuhet dhe është thënë gjithmonë: do të ketë reshje bore. Edhe shiu, edhe bora, edhe vesa…, janë reshje atmosferike (dukuri natyrore), megjithatë kanë specifikat (dallimet) e tyre. Për borë thuhet me të drejtë po reshë borë, do të ketë reshje bore etj., por nuk na duket aq e logjikshme dhe e pranueshme të thuhet: do te ketë reshje shiu, në vend se të thuhet do të bie shi, mot me riga shiu, vende bende do të bie shi, vende-vende to ketë riga shiu etj. Në popull kaherë ka ekzistuar një thënie: “Bora po reshë e miku po kesh”, por për shiun në asnjë mënyrë dhe asnjëherë nuk kemi ndeshur ndonjë shembull kur thuhet po reshë shi, ose do të ketë reshje shiu, siç e kemi hasur te shembulli: “Reshjet e shiut bëhen shkak për aksident në aksin Memaliaj-Mallakastër, plagosen disa persona” (Titull te gazeta “Panoorama”, Tiranë, 12 gusht 2022).

8. Edhe togfjalëshi “Ikën dritat”, ashtu si te shembulli “Reshjet e shiut …”, na duket togfjalësh i paqëndrueshëm e që sot po përdoret me të madhe si në masmedie, ashtu edhe te popullata e gjerë, sidomos në Shqipëri. Dritat mund të fiken ose jo, të ndalet rryma (elektrike) , por jo “të ikin” dritat. Ikin gjallesat, ato që mund të lëvizin, të ikin, por jo edhe dukuritë, ose gjësendet e pashpirt.

9. Edhe ndajfolja patjetër, nuk na duket e drejtë të përdoret gjithherë ashtu. Fjalori i gjuhës shqipe e ka me këto shpjegime “1. Medoemos, në mënyrë të detyrueshme a të padisku-tueshme; me çdo kusht. Do të vijë (do të shkojë, do të ndodhë) patjetër”, ngase edhe në këto raste veprimi mund të mos jetë i domosdoshëm, patjetër të kryhet një veprim. Ose kur dikush i thotë dikujt takohemi, ai ia kthen: – po, patjetër, pa pasur parasysh rrethanat e tjera. Kjo fjalë mund të paraqitet edhe “2. Si fjalë e ndërmjetme: pa asnjë dyshim, me siguri. Ju, patjetër, e keni marrë vesh. Ai ishte, patjetër, unë e pashë mire”, me ç’rast edhe këtu shpërfaqet një lloj ekskluziviteti (jo gjithmonë me vend), në vend të fjalëve: besoj, mbase, ndoshta, mund.

10. Edhe fjala flak/ë,-a, f. sh. –ë, -ët, që me rastin e ndezjes (kalljes) së një shtëpie, të një veture në rrugë, të një fabrike, të një mali etj., kjo fjalë po përdoret kryesisht në shumësin e shquar – flakët: e kapluan flakët shtëpinë, veturën, fabrikën, malin… Në raste të tilla ne kujtojmë se semantika e fjalisë logjikisht nuk dëmtohet, në qoftë se fjala flakë përdoret në njëjës, në të folur ose në shkruar, si te shembujt: e kaploi flaka shtëpinë, veturën, fabrikën, malin…, ose kur emri flakë,-a përdoret në rasën emërore, kurse emrat shtëpi, veturë, fabrikë, mal – në dhanore, si p.sh.: i doli flaka shtëpisë, veturës, fabrikës, malit etj.

Krahas përdorimit të fjalës flakë (në njëjës) përdoret edhe fjala tym (e jo tym,-ra, -rat), si te shembulli: tym e flakë, e që asnjëherë nuk e kemi ndeshur të thuhet a të shkruhet: shtëpinë e kapluan tymrat e as shtëpisë i dolën tymrat… Edhe fig. për një fëmijë, kur ka temperaturë të lartë, gjithmonë është thënë e thuhet edhe sot: i doli flaka, (më rrallë: i doli tymi) e jo as i dolën flakët ose i dolën tymrat. Po edhe kur dikush ecë (shkon) shpejt përpjetë, thuhet: shkoi (u ngjit) flakë përpjetë etj. Edhe kur shprehim dhimbje – mërzi a nostalgji për diçka a dikë, themi: po më del flaka për djalin – vajzën; po më del flaka për vendlindjen, e jo po më dalin flakët për atë a për këtë.

11. Jo rrallë, sidomos në Shqipëri, kur takohen dy shokë/shoqe, njëri/a e pyet tjetrin/ën: si dukesh? (për të kuptuar si është, mirë apo jo bash mirë). Ai/ajo i përgjigjet: mirë jam; po mirë jam, ose nëse nuk është bash mirë ia kthen: po, mirë jam. Nuk e kemi hallin se si i përgjigjet shoku/shoqja atij/asaj që pyet, por e kemi fjalën te pyetja e atij/asaj kur thotë: si dukesh? Është kjo një pyetje për ne jo dhe aq e qëlluar dhe jo aq e logjikshme. Se si duket – duket, nga se dukja shpërfaqë pamjen e jashtme, të cilën e sheh fort mirë edhe ai që pyet. Në raste të tilla ne kujtojmë se më mirë e më drejt është, që ai/ajo që pyet – të pyesë: si je – si jeni?; qysh je – qysh jeni?; a jeni mirë?…, për të kuptuar gjendjen shëndetësore e shpirtërore të atij/asaj që i drejtohet pyetja.

Kësaj radhe nuk po pyesim e as nuk po përgjigjemi më tepër. Le të pyesin e le të përgjigjen edhe të tjerët. Gjuha nuk është pronë individi, që t’i dalë zot vetëm një njeri ose një grup njerëzish, ngaqë “gjuha është tepër e rëndësishme për t’ua lënë vetëm gjuhëtarëve”, ka thënë me të drejtë filozofi e dijetari i madh gjerman Martin Hajdeger (Heidegger).

19 gusht 2023

Share This:

Tags: Prof. Dr. BAhtijar Kryeziu
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kulturë

ClassiKos, mbanë Koncert me vepra të kompozitorëve

10 May 2025
Sport

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në

10 May 2025
Lajme

Kurti: Albulena Haxhiu është propozimi ynë për

10 May 2025
Lajme

Kurti: Kemi marrë votë të pastër popullore,

10 May 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Lajme Letërsi Librari

Shkruan: Dr. Bahtijar Kryeziu – Reth disa

22 November 2023

Me termin neologjizëm (greq. neo: e re dhe logos: thënie, shprehje) kuptojmë atë fjalë

Kulturë Letërsi Muzikë

Shkruan: Prof. Dr. Bahtijar Kryeziu – Cila

7 September 2023

Kënga e gjergjefcalive është një këngë e cila është shënuar e regjistruar në mënyra

Kulturë Lajme Librari

Reagon ashpër Prof. dr. Bahtijar Kryeziu, denoncon

31 March 2023

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të premten, 31 mars 2023, e cila lidhet

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.