
Shkruan Nexhat Rexha – Shkolla e Karaçevë së Epërme, vatër e dritës dhe rritës së saj
Shkollimi dhe ekzistenca e popujve kudo në botë , ka krijuar realitetete për jetëgjatësinë e tij. Historia e arsimit ka evoluar nga fillimet e para e deri në ditët e sotme. Fjala dhe shkrimi janë pjesët që kanë ndërtuar botën , e në këto ndërtime gjuhët kanë rujatur pjesët më vitale të kulturës së tyre.

Në këto shtrirje kohësh e të sundimeve, gjatë shekujve , popujt janë arsimuar e zhvilluar nëpër qendra të ndryshme. Në këto ngritje kërkimtare për të prekur fillimet e para të diturisë-arsimit, përmes shkrimit, ato e kanë historinë e vetë. Edhe populli shqiptar, e sidomos pjesa e Dardanisë Antike,ku jemi edhe ne, pjesë e saj i ka veçantitë e veta.

Shkruan: Nexhat Rexha
Libri monografi i Njazi Kastratit “Shkolla Fillore “ Avni Rrustemi” Karaçevë Epërme 1945-2025”, brenda kopertinave të saja , trajton një periudhë të gjatë 80- Vjeçare., e cila pasqyron fillimet e arsimit shqip, në këtë lokalitet me qendresë të unifikuar në të gjitha periudhat historike.

Libri monografik për shkollën e Karaçevës së Epërme , ne brendësi të faqeve të saja ka rrjeshmërinë e rrugëtimit të këtyre 80 viteve .

Autori Nijazi Kastrati,ka sistemuar material arkivor, për të dëshmuar se shkrimi dhe botimi i monogrfaisë është jetike për sot e për nesër. Libri përshkruan ne detaje ato që ka mundur autori t`i hulumtojë dhe të saktësojë dokumentaritetin me dëshmi e faktike.
Këtë objektivë Nijaziu e ka arritur, në suaza të gjetjeve ekzistuesetë dhe rujatjes së materialeve e fjalës së gjallë.
Libri monografi “Shkolla Fillore “ Avni Rrustemi” Karaçevë Epërme 1945-2025”, hapet me parathënien e autorit, duke theksuar se libri botohet në shenjë të 80 -Vjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe në ketë fshat.
Hapja e shkollës shqipe në Karaçevë të Epërme vjen me mësuesin Ndue Zef Markaj nga rrethi i Shkodrës, ai ndër të tjera në kujtimet e tija shkruanꓽ “ Karaçeva ishte një fshat kodrinor me afër 100 shtëpi.
Këtu më pritën me përzemërsi dhe dashuri të flakët, aq më tepër që isha, siç thoshin ata, nga Shqipëria e Vjetër, për të cilën kanë një admirim të veçantë.Fshati nuk kishte shkollëꓽ Një mejtep i vjetër po mdifikohej për lokalin e ri shkollor…”. Kujtimet kur shkruhen në kohë, ato janë faktografia me autentike e kohës dhe fatit të një populli
Mësonjtorja e parë për shkollën e Karaçevës së Epërme fillon punën në shtëpinë Bajram Sadri Kastratit, me vijueshmërinë e nxënësve nga mosha 7-14 vjeçare,të gjithë nxënësit ishin të gjinisë mashkullore.Pastaj vendosja e nxënësve në objektin e Mejtepit të fshatit, i cili ishte në pronësi të xhamisë (Edhe para kësaj periudhe mësohej mësim fetar te Hoxha i fshatit ,mirëpo, asnjëherë nuk dihej se si mbahej ky mësim,pasi nuk është mbajtur administratë institucionale). Në objektin e Mejtepit kishe dhoma për disa klasa. Mirëpo ,shtrohet pyetja a janë rujatur këto shtëpi e që do duhet të ishtin shtëpi muze, jo vetëm këtu po gjithandej në komunën tonë e në vendin tonë.
Nga viti në vit shtohej numri i nxënësve dhe kërkesat për lokalin shkollor ishin më se të domosdoshme. Kështu në vitin 1955/56 fillon ndërtimi i shkollës së re.
Për vijueshmërinë e nxënësve dhe punëtorëve arsimor,të cilët punuan në këtët shkollë nga vitti 1945, e këndej,në libër janë paraqitur në shtrirje të afirmimit sa më objektive.
Pavarësimi i shkollës në vitin 1993, dhe ndërtimi shtesë i objektit dhe shumë punë tjera janë faktografi për realizimin e ëndrrës për liri. Plejada e parë e mësuesve nga fillimi deri në ditët e sotme ,ka vlerë e rëndësi të madhe, sepse kur njeriu lë gjurmë në vendin e tij, ai zgjerohet, krijon vetëdijsimim për mbrojtje të vendit e ngritje të diturisë.
Rrjedha e punës arsimore nëpër dekada ,i ka ngritjet dhe rëniet e saja, sepse shkolla shqipe gjithnjë, ishte në shënjestër të politikës serbe.
Për të arritur te pavarësimi i shkollës me drejtorët e njëpasnjëshëm dhe me kuadrin profesional në këtë shkollë, të cilët me punën e tyre ndihmuan,kultivuan rritën e shkollës,duke pasuaruar biografine e jetës së tyre në punë edukative dhe arritje sa më profesionale për të gjitha gjenratat, deri në ditët e sotme.
Të dy shkollat,si ajo në Karaçevë të Epërme dhe Karaçevë të Poshtme ,kanë të përbashkë zhvillimin e procesit edukativo-arsimor,si dhe rritën e tyre e kanë të përbashkët,sepse përpjekjet e këtyre të fshatrave janë unike në të gjitha fazat e zhvillimit shoqërisë,sidomos në rrjedhat e procesev demokratike.
Autori ka portretizuar edhe emra e personalitete të dalluara të këtij fshati, të cilët me mundin ,dijen e skrificën e tyre sublimuan ëndrrën për lirën e ditëve tona.
Ndërtimi i shkollës së re “Avni Rrustemi” , kur filloi në vitin 2002, deri në finalizim brenda vitit 2003.., është gëzim e krenari për të gjitha brezat e këtij fshati.
Libri “Shkolla Fillore “ Avni Rrustemi” Karaçevë Epërme 1945-2025”, në tërësinë e faqeve të saja ka të dhëna të konsiderueshme për këtë periudhë 80-Vjaçare ,që nga themelimi i shkollës e deri në ditët tona, ato janë faktografi përmes fotografive, të cilat paraqesin ngjyrimet e të gjitha fazave të rritës së arsimit shqip në komunën tonë e më gjerë..
Autori i librit, Nijazi Kastarati është i vetëdijshëm se ka mundur të mbetet edhe ndonjë pjesë e të ndodhurave pa u përfshirë në këtë botim të parë, e që gjithsesi vlera e botimit të parë e një vepre, siç është edhe kjo ështe tejet e rëndësishme.
Nga të gjitha ato që ka paraqitur autori në libër konsiderojmë se është thesar i qëndrushëm për të gjitha kohët, sepse libri dhe koha janë dëshmitë më origjinale të ruajtjes dhe krijimit të botës njerëzore.
Të nderuar të pranishëm
Hartimi i monografive është një punë e mundimshme, sepse kërkohet dokumentaritet dhe njohje të thella , se cilat pjesë janë më të rënësishme për të përmbushur kriteret shkencore për një libër që i jep bazën e peshën ngjarjeve të kohës. Botimi i monografisë“Shkolla Fillore “ Avni Rrustemi” Karaçevë Epërme 1945-2025”, ,po përmbush opusin krijus të Nijazi Kastatit,pos veprave poetike, dy monografive për dëshmorët e kombit Ramadan Kastratin dhe Asllan Thaçin, si dhe librin monografik për fshatin Karaçevë e Epërme.Me kët vepër, dhe ato që do vijnë nga pena e Nijazi Kastratit janë parashtrime e mesazhe të ekzistencializmit njerëzor e kombëtar, në këtë rastë janë vepra pragmatike që peshojnë e ndriçojnë faqet e të kaluarës në shkëlqim për një të ardhme më të ndritshme.
Karaçevë e Epërme ,më 2 maj 2025
