Thursday 5 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Cristiano Ronaldo i mbush sot 41 vjet: një perandori sportive dhe ekonomike me vlerë mbi

Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet sapo arrin në Aeroportin e

Ligji i ri për legalizim në Serbi: Pajaziti u bën thirrje qytetarëve të Luginës të

Të gjitha votat pro, Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së

Kryetari Sokol Haliti mbajti takim pune me Bordin e Drejtorëve për prioritetet zhvillimore dhe organizimin

Lutjet e Mëngjesit në SHBA, ambasada në Washington i pret pjesëmarrësit nga Kosova

Nënkryetarja Bajralija pret në takim Shefin Ekzekutiv të “Eco-Higjena”

Tragjedi në një familje shqiptare në Itali, vdesin të katër anëtarët nga rrjedhja e gazit

FFK-ja mban sot Kuvendin Zgjedhor, Agim Ademi pranë mandatit të tretë si kryetar

Plagosja e 40-vjeçarit në rrugën Gjilan-Kamenicë, arrestohen dy persona

 Shkruan: Nexhat Buzuku – Në gazetari lajmi i vjetër është lajm i vdekur
Lajme

Shkruan: Nexhat Buzuku – Në gazetari lajmi i vjetër është lajm i vdekur

24 February 2024 0 Comment 7 min read

AA

Në ç’nivel janë katandisur disa media? – Ja çfarë lajmi qarkulloi sot tërë ditën?

“Burrin e Sh.F. e goditi vetura”, “H.B., bashkëshorti i Sh.F., u godit nga vetura”, “burri i Sh.F. u shtrue në spital”, “bashkëshorti i Sh.F. është në spital, jashtë rrezikut për jetë”, etj.

Shkruan: Nexhat Buzuku, gazetar, publicist

Lajmi i përsëritur disa herë është shqetësues për individin dhe familjen.

Sepse, lakimi i këtij lajmi disa herë, u bē i mërzitshëm dhe irritues.

E çka ka lidhje burri i kujt është?

Athue burri i dikujt ka vlerë më shumë se cilido burrë, grua apo fëmijë tjetër i këtij vendi?!

Një rast e bëjnë lajm dhe pastaj prej tij nxjerrin copëza “lajmesh” bajate, e endin tërë ditën nëpër media me një titull!

Lajmi gjithonë ka një fjali kryesore, sipërore, dhe nëse përsëritet disa herë nuk është lajm.

Lajmi i njejtë nuk mund të “shitet” për lajm të ri disa herë.

Lajmi i përsëritur disa herē nuk ēshtë lajm, ai quhet lajm i vdekur, sikur t’i quash thërrimet (thërrmiat) e bukës, bukë!

Njeriut tē vdekur tashmë s’mund t’i thuash njeri i gjallē.

Pra, lajmi i vjetër është lajm i vdekur!

E keqja është se kemi media por s’kemi gazetari!

Dallimi midis gazetarit dhe të bërit gazetari të paanshme, objektive, profesionale dhe të respektosh maksimalisht etikën e gazetarisë, duke mos cenuar asnjëherë jetën personale e familjare të njerëzve -privatësinë, është i madh.

Gazetaria, fatkeqësisht, ka degraduar sikur edhe çdo segment tjetër i shoqërisë.

Media (gazetari) nuk ka të drejtë (është shkelje e kodit gazetaresk) t’i futet te hunda qytetarit për deklaratë, opinion ose prononcim.

Është e papranueshme të prezantohet fotografia e kujtdoqoftē pa lejen e personit.

Vendos qytetari nëse do të prononcohet për diçka apo jo, dhe nuk është media -gazetari që e detyron tē deklarohet.

Media (gazetari) nuk ka të drejtë t’i futet dikujt nē oborr, te dera e shtëpisë apo në zyrë pa paralajmërim e pa miratim të qytetarit.

Etj, etj.

Gazetarët pa përvojē e të palexuar duhet të lexojnë më shumë në fushën e zanatit tē gazetarisë, dhe tē mos i torturojnë qytetarët me joprofesionalizmin e tyre.

Gazetari ështē sikur çdo qytetar tjetër, por përgjegjësia e tij profesionale është

shumë e madhe që të mos bëjë gabime nē raport me qytetarët.

——

P.s.- Me u marr me gazetari nuk mjafton shkrim-leximi, duhet prirje, aftësi, shkathtësi, guxim profesional, dije dhe mençuri logjike (format dhe rregullat e mendimit logjik; emërtimi, përshkrimi dhe shpjegimi; argumentimi dhe përgënjeshtrimi…).

—-

Fotot për gazetarët fillestarë dhe ambiciozët e këtij zanati.

Share This:

Tags: Gazetaria Nexhat Buzuku
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Cristiano Ronaldo i mbush sot 41 vjet:

5 February 2026
Ciceroni

Ishte i dënuar për një vrasje në

5 February 2026
Ekonomi

Ligji i ri për legalizim në Serbi:

5 February 2026
Ciceroni

Të gjitha votat pro, Agim Ademi rizgjidhet

5 February 2026
RELATED Stories for you
Kulturë Lajme

Shkruan: Avni Spahiu – Gazetaria dje dhe

18 July 2025

Si shumëçka në jetën e dy dekadave të fundit të Kosovës para dhe  gjatë luftës

Opinione

Nexhat Buzuku – Shokët nuk ekzistojnë më!

15 May 2024

Dikur kishim shokë dhe shkonim te njëri tjetri, takoheshim në rrugë, në kafene, në

Lajme Opinione

Shkruan: Nexhat Buzuku – Gazetaria, propaganda dhe

7 February 2024

Duhet dalluar gazetaria pasqyruese, profesionale dhe objektive, e paanshme dhe respektuese e etikës mediatike.

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.