Saturday 10 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shkruan: Prof. Adelina Bruçaj-Asani, Bujanoc – Shkolla jonë mbushet me atmosferë festive me rastin e

Super spektakli vazhdon në Prizren

Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje me Xabi Alonson

Imami i Qabesë fal namazin në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, BIK publikon fotot

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti delegacionin e Parlamentit Evropian të kryesuar

Kosovare Asllani në garë për t’u shpallur më e mira në Championship të Anglisë

LDK nis mbledhjen e nënshkrimeve, do t’i kërkohet ZRRE’së anulimi i vendimit për shtrenjtimin e

Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA

Vera 2025: ATK-ja u bënë thirrje këngëtarëve që ta paguajnë tatimin

Enver Hasani: Duhet të hiqet pragu zgjedhor që të mos ketë ngërçe

 Vizita e Kryeministrit Kurti në Tetovë e Shkup – Shkruan: Kim Mehmeti – “As madhështia e mysafirit nuk e mbuloi vogëlsinë e nikoqirëve!”
Lajme

Vizita e Kryeministrit Kurti në Tetovë e Shkup – Shkruan: Kim Mehmeti – “As madhështia e mysafirit nuk e mbuloi vogëlsinë e nikoqirëve!”

14 August 2023 0 Comment 8 min read

AA

Që të mos del se, për cilëndo arsye, u shmangem pyetjeve të gazetarëve lidhur me vizitën e Kryeministrit të Kosovës në Tetovë e Shkup, ta them shkurt e qartë: ajo nuk shpërfaqi asgjë të re që nuk dihet dhe nuk është ndonjë fenomen i ri të cilin është duke e promovuar Albin Kurti.

Shkruan: Kim Mehmeti

Kjo vizitë është në vazhdën e ‘traditës’ politike që Tirana e Prishtina zyrtare të kenë ‘filialet’ e veta politike në Maqedoni, e madje të bëjnë garë se cila nga ato ka më shumë ndikim te shqiptarët e këtushëm.

Andaj edhe ka ndodhur që, kur partia shqiptare në pushtet nuk u ka dhënë mjaftueshëm dreka e darka zyrtarëve të Tiranës apo Prishtinës, apo kur nuk ua ka mbrojtur sa duhet biznes interesat e tyre, burrështetasit e atdhe Kosovës dhe të mëmëdhe Shqipërisë, t’i kenë përçarë partitë e këtushme që të mos mbeten pa ‘copëzën’ e vet.

Lexo edhe: Vali Ranch Resort & Congress Center!

Restaurani më unik e bashkëkohor! – Vali Ranch – Gjilan

Pra vizita e Kryeministrit të Kosovës në Tetovë e Shkup është në vazhdën e traditës tredekadëshe të demokracisë shqiptare, traditë që e përfshinë ‘ritualin’ që sa herë drejtuesve të partive shqiptare në Maqedoni t’u has sharra në gozhdë, ata të shkojnë në Tiranë e Prishtinë dhe të fotografohen me burrështetasit e atjeshëm, duke e ripërtëri kështu ‘licencën’ e atdhetarisë.

Apo e kundërta: sa herë që merrej vesh, për shembull, se burrështetasit e Prishtinës janë anëtarë të ‘Klanit Pronto’, ‘shefi’ i kësaj vëllazëria, ta mbush thesin me dekorata dhe të vijë t’ua shpërndajë ato personaliteteve të shqiptarëve të Maqedoni, duke u premtuar kalimthi se është e do mbetet gardian i epur i tyre.

Dhe deri këtu çdo gjë është e njëjtë si në të shkuarën kur burrështetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë interesoheshin për shqiptarët e Maqedonisë vetëm aq sa edhe për mishin e gicit të pjekur që e hanin në Shkup në drekat me liderët maqedonas dhe për atë të qengjit të ngrënë në Tetovë me kryesuesin e BDI-së.

Ajo që këtë vizitë e bënë të veçantë nga gjitha të tjerat është frika e klasës politike maqedonase nga Albin Kurti, e të cilin e adhuron shumica e shqiptarëve të Maqedonisë. Frikë që buron nga e vërteta se ai është model krejt tjetër krahasuar, për shembull, me Kryeministrin e Shqipërisë, të cilin e pëlqejnë thuajse të gjithë ‘hajdutokratët’ e Ballkanit sepse atij i mungon ajo që e ka të thekuar Kryeministri i Kosovës; idealin për mirëqenien e popullit të vet të kudondodhur!

Këtë vizitë e bënë të veçantë edhe e vërteta se rrallë ka ndodhur që partia qeveritare në Prishtinë të mbështetë partitë opozitare në Maqedoni. E që nuk ndodh pse këtë e donte Kryeministri i Kosovës por pse BDI-ja prej moti është kapur në rrjetin e projektit serb për ‘Ballkanin e Hapur’, e ku e çoi Kryeministri aktual i Shqipërisë.

Sidoqoftë Kryeministri i Kosovës u takua me drejtuesit e partive që i lindi partia e sotme shqiptare në pushtet, me çka del se ai donë t’i forcojë bijat e saj, e ta dobësojë nënën e tyre – BDI’në.

Ndërkohë u bë shumë zhurmë e panevojshme lidhur me këtë vizitë me çka u mbulua e vërteta se as pritja madhështore e Kurtit në Tetovë e Shkup nuk ia doli ta mbulojë vogëlsinë e drejtuesve të partive të këtushme opozitare shqiptare, e të cilët u lodhën duke u shtyrë mes vete që të fotografoheshin sa më pranë Kryeministrit të Kosovës, mbase duke e ditur se ajo fotografi do jetë vlera e vetme e madhe e tyre politike.

Të merremi vesh; autori i këtij teksti e ka mbështetur dhe e mbështetë Kryeministrin e sotëm të Kosovës. Edhe atë për një arsye shumë të thjeshtë: sepse ai është politikani më i mençur që e ka shqiptaria dhe është burrështetas që ka ideal, që është i gatshëm ta flijojë vetveten për shqiptarinë e jo shqiptarinë për të mbetur në pushtet.

Por e gjithë kjo, artikullshkruesit nuk ia pamundëson ta thotë një të vërtet: për Albin Kurtin të tjerët vlejnë vetëm për aq sa e adhurojnë dhe e mbështesin atë!

Madje më duket se ai jeton me bindjen se shqiptari i vërtet edhe nuk ka zgjidhje tjetër përpos ta përkrahë atë. Ku ta dish, ndoshta edhe nuk gabon gjithaq shumë, posaçërisht kur e sheh se cilët janë burrështetas që e drejtojnë Shqipërinë e Maqedoninë dhe cilët janë drejtuesit e partive shqiptare të kudondodhura.

Share This:

Tags: Kim Mehmeti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Shkruan: Prof. Adelina Bruçaj-Asani, Bujanoc – Shkolla

9 May 2025
Futboll

LRFGJ: “SC Gjilani” (U-17) shpallet kampione vjeshtore,

9 May 2025
Kulturë

LSHK-së dhe Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërise,

9 May 2025
Futboll

Ekipi i futsallit i Policisë së Kosovës,

9 May 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Letërsi

Kim Mehmeti: Fytyra e mëkatit tonë kolektiv!

12 September 2023

Nëpër ‘Shqipëritë’ tona, e veçanërisht në mëmëdhe, ka me qindra ‘intelektualë’, si për shembull

Lajme Opinione

Ne që më kujdesshëm e zgjedhim shalqirin

14 July 2023

Prej moti, e jo tani, parlamentet e ‘Shqipërive’ tona, në masë të madhe, u

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.