Tuesday 27 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Lajm i trishtë! Ndërroi jetë Driton Aliu, Zyrtar në kabinetin e kyetarit të Komunë së

Garë shumë e fortë për Këpucën e Artë mes Mbappe, Kane dhe Haaland – Muriqi

Bashkimi Evropian dhe India nënshkruajnë marrëveshje historike tregtare

Kryetari Dimal Basha: Përkulemi me respekt para të gjitha viktimave të Holokaustit

Në shërbimin e Radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan, në vitin 2025 janë kryer 44,717

Në Viti u punësuan edhe 8 mjekë të përgjithshëm

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, falënderoi presidenten Osmani për angazhimin në mbrojtje të shqiptarëve të

Biblioteka e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” pasurohet me libra të rinj

Taulant Hodaj e rivalizon Agim Ademin për kryetar të FFK-së, do ta zyrtarizojë kandidaturën brenda

Rinumërohen mbi 70% e vendvotimeve, në 25 komuna përmbyllet procesi

 Shkruan: Kaltrinë Berisha – Poezia testament poetik e jetësor
Kulturë Letërsi

Shkruan: Kaltrinë Berisha – Poezia testament poetik e jetësor

28 October 2025 0 Comment 6 min read

AA

POEZIA SI TESTAMENT POETIK E JETËSOR: (Sherafedin Kadriu: KUR VDESIN NGJYRAT, sh.b. “Beqir Musliu”, Gjilan, 2025).

Vëllimi poetik, Kur vdesin ngjyrat që në fillim na paralajmëron me fundin e një cikli. Si i tillë, fundi veçse nënkuptohet, mirëpo me anë të motiveve e ideve nga jeta dalin gërshetime të tjera të poezive në këtë vëllim.

Shkruan: Msc, Kaltrinë Berisha

Kur njeriu i afrohet vdekjes, pikës së fundit të ciklit jetësor ka një bagazh të madh me përvoja jetësore, ndjenja, kujtime, mirënjohje, pendime, sakrifica, dashuri e mall, e që të gjitha këto dalin si motive e ide dominuese në poezitë e autorit, Sherafedin Kadriut. Andaj, lexuesi nuk ka se si të mos rrëmbehet nga emocionet e thella që sjellin këto poezi, qoftë përmes poezive personale që autori ua dedikon familjarëve më të dashur, miqve të zgjedhur, figurave historike e atdhetare si dhe njerëzve që i ka njohur nga përvoja më e hidhur jetësore e që nuk kanë hezituar aspak që ta ndihmojnë. Madje disa prej këtyre poezive janë shkruar në shenjë falënderimi, mirënjohje për t’u përshëndetur përfundimisht me ta.

Poezitë e këtij vëllimi i bashkon ndjenja e dhembjes që shkon drejt fundit dhe dashurisë së jetës për vitet e mëhershme. Me anë të figurës së Çafkave, autori dhembjen e shndërron në nivelin më të lart artistik, aq sa këto poezi dalin si testamente poetike, që emocionet ndryhen brenda figurave dhe mbetet vetëm gjuha si dëshmi arkeologjike e cila kërkon lexues që i ndjekin shenjat e autorit. Pra, meqë dalin si testamente poetike, kuptohet se kemi të bëjmë me poezi që arrijnë t’i mbijetojnë sfidave të kohës bashkë me faktorët e jashtëm, janë të radhitura e të skalitura pas një substrati të fortë, gjegjësisht te rrënjët tona, si vlera arkeologjike, që nisin me fëmijërinë e autorit, rrethin familjar e shoqëror të tij, frymën lokale të vendit ku është rritur si dhe njohja e botës përmes njerëzve më të afërt që e kanë shoqëruar rritjen e tij. Thënë ndryshe kjo trajektore e një vdekatari nis me fëmijërinë, merr hov me përjetimet e flakta të rinisë, shoshitjet e përvojave jetësore në pjekuri dhe një mjegull e pafundme herë me dhembje të një vdekjeje të parakohshme e herë kthimi në retrospektivë, në sekuenca të shkurtëta të fëmijërisë te njerëzit që dikur kishin qenë gjallë që në mënyrë metaforike i bënin thirrje autorit që të nisej drejt urës për në botën e përtejme.

Nëse kujtimi i të vdekurve apo dialogimi me ta e nxisin lexuesin për një pikëpamje metafizike, poezitë me dedikim ndaj të gjallëve, dalin si testamente që në fund të një rrugëtimi të gjatë e të stërmundimshëm, autori ua lë njerëve më të dashur të tij, që e shoqëruan, i ndihmuan, dhe u kujdesën që t’ia japin dozën e shpresës rregullisht edhe atëherë kur ajo ishte shumë e vështirë për t’u gjetur dhe për të mbetur e gjallë. Andaj poezitë e tilla janë dëshmi të gjalla ekzistencialiste që e vulosin fatin e autorit dhe të njerëzve të zgjedhur që e shoqëruan edhe përtej “fundit të paramenduar”që bashkarisht formojnë një kullë me substrat të fortë dhe histori të shumta që presin për t’u zbuluar. Në këtë mënyrë duket se autori këto poezi i shkruan në formën e testamenteve për ta ftuar lexuesin ta hulumtoj gjithë arkeologjinë e kullës së tij artistike, duke analizuar dhe gëmuar çdo gur të saj. Dhe jo rastësisht poezia e fundit e këtij vëllimi titullohet Para se me u shtri’…, ku me anë të fjalëve lë testamentin e fundit poetik po edhe jetësor, si porosi nga forca e fundit e gjithë qenies së tij.

“Ah, porosi si poezi,
Po e vështirë për t’u shkruar vetë
Po i ruaj mendtë, nuk po çmendem krejt”

Përmes këtij tastamenti poetik dokumentohet gërshetimi i jetës dhe veprave të autorit, njerëzit me ndjenjat e veçanta që i kanë falur, në një rrugëtim të pafundm në dy botë, ku dhembja ndryhet brenda shpirtit njerëzor dhe gjuha metaforike është ajo që e fton dhe e ushqen lexuesin për t’i lexuar e për të mos i harruar këto copëza kujtimesh.

Share This:

Tags: ARS Club Beqir Musliu Kaltrina Berisha
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Featured

Lajm i trishtë! Ndërroi jetë Driton Aliu,

27 January 2026
Futboll

Garë shumë e fortë për Këpucën e

27 January 2026
Uncategorised

“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, shfaqje që

27 January 2026
Lajme

Bashkimi Evropian dhe India nënshkruajnë marrëveshje historike

27 January 2026
RELATED Stories for you
Kulturë Letërsi

Çmimi Letrar “Beqir Musliu”, për vitin 2025,

29 December 2025

Komuna e Gjilanit – Zyra e kryetarit, nëpërmjet Drejtorisë për kulturë, rini e sport,

Kulturë Letërsi

Ars Clubi “BEQIR MUSLIU”, NIS VEPRIMTARITË LETRARE

20 October 2024

Gjilan 19 dhjetor 2024 – Nëntëmbëdhjetë tetori i këtij viti në Gjilan shënon nisjen

Kulturë Letërsi Librari

Gjilan: Promovohet libri me poezi “Uni i

21 June 2024

Në bibliotekën “Fan S. Noli në Gjilan, është përuruar përmbledhja me poezi “Uni i

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.