Sunday 29 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Ish-këshilltari i Obamës: Çështje kohe që Kosova të anëtarësohet në NATO

Gjilan: Kanosi një grua, arrestohet i dyshuari – i sekuestrohen 59 fishekë

Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive politike

Ekskluzive: Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë

Edhe pas një ore, liderët politikë ende në takim të mbyllur për ta zgjidhur bllokadën

“Me rrënjë në Kosovë, me ëndërra globale” – Intervistë me bashkatdhetaren nga Gjilani në Londër,

Kryesia e KF Kika qëndron në Zvicër, merr përkrahjen e bashkatdhetarëve Hogoshtas për klubin e

Kryetari Haliti në vizitë te banorët e prekur nga breshëri dhe furtuna

Gjilan: “Vdekje e dyshimtë!” – Policia: “Rasti është duke u hetuar”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka formuar komisionin komunal për evidentimin e dëmeve

 Shkolla “Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë, unike në shënimin e përvjetorit
Lajme

Shkolla “Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë, unike në shënimin e përvjetorit

3 June 2023 0 Comment 8 min read

AA


Me një mori aktivitetesh kulturore e artistike, u shënua dita e shkollës “Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë të Komunës së Gjilanit.


“Shkak i këtij takimi është Dita e Shkollës. Kjo ditë shënon emrin e një kolosi nga Anamorava, Mulla Idriz Gjilanit”, tha veç tjerash në fjalën hapëse të kësaj ngjarje, drejtori i kësaj vatre të arsimit, Fatmir Latifi.


Më pas krijuesit letrar në poezi, prozë, eseistikë e publicistikë, Mehmetali Rexhepi, Alisa Bekteshi, e Muhamet Halili, para nxënësve artdashës lexuan pjesë nga opusi i tyre krijues, duke ndarë njëherit përvoja letrare me nxënësit e interesuar për artin e të shkruarit.


Ndërsa Kryetari i ARS Club “Beqir Musliu”, z. Sabit Rrustemi, prezantoi pasqyrën e aktiviteteve vjetore që e karakterizojnë skenën letrare gjilanase, e që ndërlidhen me kalendarin e llojllojshmërisë organizative letrare nga vet Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, gjegjësisht nga Klubi Letrar “Beqir Musliu”.


Pasi kishin dëgjuar me kurreshje shkrimtarët e tyre të dashur e të preferuar, si dhe autorët e shquar të Anamoravës, ishte radha e nxnësve të shpalosnin talentin e tyre me prezantime e deklamime të krijimeve të realizuara që mbanin firmat krijuese të vet atyre.

Kaltrina Berisha, moderatore, vëzhguese kritike e krijuese letrare

Me të përfunduar pjesa letrare, në platonë e shkollës u mbajt një program cilësor artistik e prezantues, me pika të demonstruara fillimisht nga talentët e vegjël, fëmijët parashkollorë e ata të ciklit fillor.

Më pas në fjalën e tij përshëndetëse, nikoqiri i kësaj ngjarjeje, drejtori Fatmir Latifi, i falënderoi pjesëmarrësit e shumtë në numër, duke prezantuar njëherit një biografi të shkurtë të Mulla Idriz Gjilanit, emrin e të cilit mbanë me krenari kjo shkollë.

“Të dhënat historike tregojnë se Mulla Idriz Gjilani qysh nga mosha e njomë ishte dalluar për zgjuarësi, kurse suksesi shembullor e veçonte atë në krahasim me fëmijët e tjerë të moshës së tij. Për këtë arsye, si punëtor i madh që ishte treguar e dëshmuar me aftësi pedagogjike, ai kishte nisur mësimdhënien me klasët e ulëta dhe të larta”, tha drejtori Fatmir Latifi.

Pas fjalës së drejtorit të shkollës, vazhdoi rrjedha e programit të përgatitur, porse kësaj radhe me prezantimin e pikave atraktive sportive, në gjimnastikë e karate, nga talentë të kësaj shkolle. Ndërsa, nuk munguan vlerësimet e punës së mësimdhënës të dalluar me ç’rast disa nga punonjësit e kësaj vatre u nderuan me mirënjohje, për kontribut të çmuar ndër vite e dekada në edukimin e brezave të tërë nxënësve që kanë defiluar në kontinuitetin e jetëgjatësisë së kësaj shkolle.

Krejt në fund, po nga nxënësit artistë të shkollës u prezantuan punime në pikturë e vizatim, në një ekspozitë të hapur enkas për këtë shënim përvjetori, në foajenë e enterierit të godinës shkollore për të plotësuar në këtë mënyrë mozaikun e tërësisë strukturore organizative si dhe laramaninë prezantuese të aktiviteve të përgatitura nga pedagogët e nxënësit e kësaj vatre të diturisë.

Share This:

Tags: Mulla Idriz Gjilani
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Ish-këshilltari i Obamës: Çështje kohe që Kosova

29 June 2025
Lajme

Gjilan: Kanosi një grua, arrestohet i dyshuari

29 June 2025
Lajme

Përfundon takimi i Kurtit me liderët e

28 June 2025
Lajme

Ekskluzive: Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet

28 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Ndahet nga jeta Isa Mullaidrizi, djali i

5 December 2024

Në moshën 82-vjeçare është ndarë nga jeta Isa Mullaidrizi, djali i heroit Mulla Idriz

Lajme

SHF “Mulla Idriz Gjilani” Velekincë, rezultate solide

19 October 2024

Sot, në Sallën Sportive “Bashkim Selishta” në Gjilan, u mbajtën Garat Komunale të Basketbollit,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.