Shkolla e Futbollit SC Gjilani: 𝐌𝐢𝐫ë𝐬𝐞𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐀𝐥𝐛𝐚𝐧 𝐍𝐞𝐯𝐳𝐚𝐭𝐢!
Shkolla e Futbollit Gjilani ka emëruar Alban Nevzatin në pozitën e trajnerit kryesor në grupmoshën e 15 vjeçarëve.
Nevzati është Master në Fakultetin e Edukimit Fizik & Sportit dhe vjen si trajner me një bagazh të lartë sportiv, duke drejtuar moshat në Klubin Futbollistik Drita në gjashtë vite radhazi, ndërkohë që në pesë prej tyre ka arritur të jetë kampion i padiskutueshëm nga garat regjionale dhe një herë kampion në nivel vendi.

Në të kaluarën Nevzati ishte pjesë e moshave të “kuqebardhëve” si futbollist, ndërkohë tani vite më pas rikthehet në pozicionin e trajnerit.
“Duke i dëshiruar fat dhe suksese trajnerit Nevzati në punë, gjithashtu inkuarojmë moshat e kësaj gjenerate të vazhdojnë punën me përkushtim, sepse zhvillimi i tyre mbetet prioritet i shkollës dhe klubit”, shkruan faqja Shkollës së Futbollit SC Gjilanit, përmes Zyrës për Informim dhe Komunikim.
