Shaip Surdulli, ish kryetar i degës së LDK-së e Komunës së Kamenicës: “Ky është mendimi për Lumir Abdixhikun!”
Ish kryetar i degës së LDK-së në Kamenicë njëherit kryetar I kësja komune për dy mandate, Shaip Surdulli, ka shfaqur hapur qëndrimin e tij në lidhje me zhvillimet e fundit Brenda LDK-së, bazuar në rezultatin e cilësuar “skandaloz” zgjedhor në Zgjedhjet e Parakohshme të 28 dhjetorit 2025.
Surdulli ka thënë hapur se kreu i LDK-së, Lumir Ahdixhiku duhet të japë dorëheqje të parevokueshme e pa kthim.
“Mendimi im për LDK-ne: Në bazë të rezultatit jo të mirë të LDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe sipas standardit të krijuar në LDK që parasheh dorëheqje në rast rezultatit të dobët në zgjedhje, që këtë standard e ka deklaruar disa herë më parë vet Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, shprehi mendimin tim që Kryetari i LDK-së pa vonesë duhet të jep dorëheqje pa kthim dhe në Kuvendin e LDK-së të zgjidhet një Kryetar i ri”, ka shkruar fillimisht Surdulli.
Sipas tij, cdo anashkalim i kësaj procedure vetëm çka e dëmton më shumë LDK-në.
“Pra duhet vepruar sikur që ka vepruar Akademik, Isa Mustafa pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, ku pas dorëheqjes së tij, pa vonesë u thirr kuvendi zgjedhor i LDK-së dhe u zgjodh Lumiri kryetar i LDK-së”, ka shtuar Surdulli.
Ai ka saktësuar qëndrimin e tij se cdo kush që mundohet me arsyetu deklarimin e kryetarit aktual se në kuvendin e LDK-së do të ofrohet dorëheqëja e tij dhe më pas me votim do të vendoset dorëheqja po ose jo e tij, nuk i kontribuon të mirës së LDK-së.
“Përkundrazi do të ketë dorëheqëje tjera, pērqarje, jo unitet dhe dihet çka na pret në të ardhmen. Këtë mendim personal po e shprehi duke e dashur LDK-në, ku përveç që jam anëtar dhe rugovist i LDK-së prej themelimit dhe e vazhdoj këtë rrugëtim, e kam udhëhequr degën e LDK-së prej vitit 2000 deri në vitin 2019 dhe komunën e Kamenicës gjatë kohës 2000-2007 dhe 2009-2013”, ka përfunduar deklaratën e tij publike në rrjete sociale, Prof. Dr. Shaip Surdulli.
