
Rozat Rrudhani nga Klubi Atletikës “Rogana”, ngadhënjeu bindshëm në “Vrapimin e Pavarësisë 2025”
Klubi i Atletikës “Rogana” nga Rogana e Komunës së Dardanës, ka njoftuar për suksesin e radhës, në vazhdën e shumë rezultateve e sukseseve që e kanë përcjellë punën profesionale të klubit ndër vite e dekada, shkruan TV Gjilani.

Në Vrapimin e Pavarësisë “Juniku 2025”, atleti Rozat Rrudhani nga KA “Rogana”, ka ngadhënjyer në kategorinë U-20-të, në distancën 4 km, duke dëshmuar njëherit formë të shkëlqyeshme, pasi e ka dominuar bindshëm garën e kësaj kategorie.

E pikërisht rezultati solid që e dëshmoi Rozati, ishte arsyeja që e ‘vulosi’ epitein e garuesit më të mirë të garës “Vrapuesi i Pavarësisë 2025”, për t’iu akorduar njëherit tituli i më të mirit nga ana e organizatorit, e njëkohësisht për t’u nderuar me plotë meritë me “Kupën e Pavarësisë”, shkruan faqja zyrtare e Klubit të Atletikës “Rogana”.
