Sunday 25 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Në Gjilan u zhvilluan Takimet-Garat e XI-ta të Enigmatëve të Kosovës – Kampion u shpall

Presidentja u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë

U kap me 1 milion € në Merdare, kush është personi që (s’)arriti të arsyetoj

𝗧𝗵𝗶𝗿𝗿𝗷𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗽𝗷𝗲𝘀𝗲̈𝗺𝗮𝗿𝗿𝗷𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗴𝗷𝗲𝗿𝗲̈ 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗻𝗲̈ 𝘇𝗴𝗷𝗲𝗱𝗵𝗷𝗲𝘁 𝗽𝗮𝗿𝗹𝗮𝗺𝗲𝗻𝘁𝗮𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝟮𝟱 𝘁𝗲𝘁𝗼𝗿𝗶𝘁, 𝗻𝗲̈ 𝗺𝗯𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗷𝗲 𝘁𝗲̈

Parashikimi i motit për të dielën, 25 tetor 2026

Kolonë e gjatë veturash në Bërnjak, serbë nga Kosova drejt Serbisë për të votuar

LAJMI I FUNDIT: Tragjike në Gjilan: 60-vjeçarja rrëzohet papritur në rrugë, dërgohet me shenja jete

U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari dyshohet se ka humbur shikimin

LUGINA NUK KA MË LUKSIN E PËRÇARJES — ËSHTË KOHA PËR UNITET DHE VEPRIM!

Kuvendi i Gjilanit nderon me titullin Qytetar Nderi (Post Mortum) veprimtarin e çështjes kombëtare, Muharrem

 Riad Rashiti: Gjilani po katandiset nga qeverisja e dështuar e VV-së
Lajme

Riad Rashiti: Gjilani po katandiset nga qeverisja e dështuar e VV-së

15 January 2024 0 Comment 4 min read

AA

Projektet që po i prezanton si projekte që do të realizohen, kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kanë nxitur reagimin e Riad Rashitit, kryetar i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Gjilan, i cili ka thënë se të vetmen gjë që po e bënë Hyseni si kryetar komune dhe ekipa e tij, është krijimtaria e imazheve të shumta përmes programeve të animacioneve, duke krijuar foto dhe video mashtrime për kinse projekte të reja investive, ndërsa e ka të pamundur ta mirëmbajë infrastrukturën ekzistuese.

Rashiti ka thënë se kanë qenë të pritura dështimet e një kryetari amator politik, të cilit i ka munguar vizioni për qytetin e Gjilanit, i ka munguar përgatitja për të udhëheqë me institucionet e komunës, ai nuk ka arrit të krijojë një ekip profesional për të drejtuar së paku disa nga sektorët më të rëndësishëm që janë thelbësor për një zhvillim ekonomik dhe shoqëror.

“Alban Hyseni nuk ka aspak vullnet dhe energji për punë dhe realizim të projekteve konkrete. Ai nuk ka aspak dashni për Gjilanin edhe pse shihet plotësisht i dashuruar në veten e tij dhe në krijimtarinë e rrethit të tij të ngushtë. Të vetmen gjë që po e bënë ai si kryetar komune dhe ekipa e tij, është krijimtaria e imazheve të shumta përmes programeve të animacioneve, duke krijuar foto dhe video mashtrime për kinse projekte të reja investive, ndërsa e ka të pamundur ta mirëmbajë infrastrukturën ekzistuese”, ka thënë Rashiti i PDK-së.

Sipas tij, gjendja është alarmante në sektorin e arsimit, shëndetësisë, urbanizmit dhe të shërbimeve publike, derisa kaos të vërtet kryetari i komunës ka krijuar me buxhetin e komunës së Gjilanit.

Rashiti tha se PDK ka aq shumë argumente të cilat së shpejti do të shpalosen një nga një, të gjitha dështimet e qeverisjes së Vetëvendosjes (VV) në Gjilan, abuzimet dhe keqpërdorimet e jashtëzakonshme financiare që janë bërë gjatë vitit të kaluar, shkeljet ligjore dhe procedurale, nepotizmin në punësime dhe për përfituesit e subvencioneve, që janë bërë drejtpërdrejtë nga ana e kryetarit të komunës, asambleistë dhe zyrtarë tjerë të VV-së në Gjilan.

“Fundi i qeverisjes së VV-së në Gjilan përmes llogaridhënies ligjore dhe qytetare do të jetë i shumë i rëndë për ta. Ndërsa fundi VV-së do të jetë shpresë dhe fillim i ri për qytetarin e Gjilanit.  PDK do e bëjë të pamundurën për të qenë adresa e të gjithë atyre që e duan vërtetë qytetin e Gjilanit dhe pjesën e Anamoravës”, ka thënë Riad Rashiti, kryetar i Degës së PDK-së, në Gjilan.   /2LONLINE/

Share This:

Tags: Riad Rashiti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Arte tjera

EKSLUZIVE: Artistet gjilanase Arzie Jusufi & Taria

25 October 2026
Lajme

Në Gjilan u zhvilluan Takimet-Garat e XI-ta

25 October 2026
Lajme

Presidentja u bën thirrje shqiptarëve të Luginës

25 October 2026
Lajme

U kap me 1 milion € në

25 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Riad Rashiti: PDK do ta kundërshtoj fuqishëm

19 June 2026

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan, Riad Rashiti ka thënë

Lajme

Riad Rashiti takon OJQ Handikos në Gjilan,

3 October 2025

Riad Rashiti takon OJQ Handikos në Gjilan, diskuton problemet me të ciat përballet. Së

Lajme

Lavdi jetës dhe veprës së Fadil Jakupit-

29 September 2025

Riad Rashiti kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit. “Nderuam stemën e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.