
Rektori UKZ-së zhvilloi një takim joformal me stafin e Fakultetit të Edukimit
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka zhvilluar një takim joformal me stafin e Fakultetit të Edukimit, ku është diskutuar për zhvillimet e fundit dhe planet e ardhshme brenda këtij fakulteti.

Ky takim, kishte për qëllim shkëmbimin e mendimeve dhe ideve mbi përmirësimin e cilësisë në procesin mësimor, rritjen e bashkëpunimit ndërmjet stafit dhe menaxhmentit të universitetit, si dhe adresimin e nevojave aktuale të Fakultetit të Edukimit.
Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku theksoi rëndësinë e komunikimit të hapur dhe bashkëpunimit të ndërsjellë për të arritur objektivat e përbashkëta, duke inkurajuar stafin që të ndajnë idetë dhe propozimet e tyre në funksion të përparimit të institucionit.
Nga ana e tyre, stafi akademik i Fakultetit të Edukimit falënderuan Rektorin për qasjen e hapur dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të fakultetit, duke u shprehur të gatshëm për bashkëpunim të vazhdueshëm në realizimin e projekteve dhe nismave të reja akademike.
Gjatë takimit u dakordua për vazhdimin e organizimit të takimeve të rregullta, me qëllim mbështetjen e përpjekjeve të përbashkëta drejt një arsimi sa më cilësor.




