Monday 23 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shqiptari në Norvegji triumfon në Spellemannprisen, fiton çmimin “Kënga e Vitit”

Një grua vdes, tjetra në gjendje kritike pas plagosjes me armë zjarri në Majac

Bill Clinton i drejtohet popullit amerikan: Ultimatumi 48-orёsh i Trump dhe tre skenarёt e tmerrshёm

Arabia Saudite dëbon atasheun ushtarak të Iranit

Derbi i zjarrtë i qytetit i takon liderit pas një beteje të fortë në fushë

Play-off i Botërorit 2026/ Trajneri Silvinjo: Jam i bindur që me lojtarët që kemi mund

Gjilani bashkohet për Sindromën Down: Mesazhe për gjithëpërfshirje, barazi dhe mbështetje institucionale

Murici pret penalltinë e Locatellit, Sassuolo merr një pikë nga Juventusi i Zhegrovës

Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen

Prishtina vendos derbin me një gol, Ferizaj bën hap të madh drejt mbijetesës

 Rektori i UKZ-së Artan Dërmaku priti në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës Arbëreshë Kryeziu Hyseni
Lajme

Rektori i UKZ-së Artan Dërmaku priti në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës Arbëreshë Kryeziu Hyseni

21 October 2024 0 Comment 4 min read

AA

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, së bashku me Prorektorët dhe disa anëtarë të stafit akademik, , ka pritur sot në takim deputeten e Gjilanit në Kuvendin e Kosovës, znj. Arbreshë Kryeziu Hyseni.

Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dëramku shprehu mirënjohjen për përkushtimin e deputetes Arbëreshë Kryeziu Hyseni në mbrojtjen dhe avancimin e interesave të qytetit të Gjilanit dhe Kosovës në përgjithësi .

Gjatë takimit, Rektori dhe ekipi i tij njoftuan deputeten për zhvillimet aktuale në Universitet dhe adresuan çështjet e rëndësishme që lidhen me funksionimin dhe rritjen e institucionit. Rektori Dërmaku e informoi deputeten Kryeziu-Hyseni për punën e deritanishme të Universitetit, duke përfshirë funksionimin e programeve studimore, akreditimin e suksesshëm Institucional dhe të programeve studimore, marrëveshjet ndërkombëtare dhe shkëmbimin e studentëve, si një nga arritjet kryesore në zhvillimin dhe ndërkombëtarizimin e UKZ-së, po ashtu është biseduar për aktivitetet e organizuara deri më tani, si dhe rritjen e cilësisë së arsimit të reflektuar në ngritjen e Universitetit në renditjen Webometrics.

Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dëramku ndër tjerash ka folur edhe për nevojën e mbështetjes së Universitetit nga ana e Qeverisë, duke theksuar rëndësinë e rritjes së buxhetit për të përmirësuar kushtet arsimore dhe për të avancuar me projekte të reja në të ardhmen, rëndësinë e përfshirjes së Kampusit Universitar në planin qeveritar, me qëllim që përmes krijimit të hapësirave të reja, Universiteti të zgjerohet edhe më tej me programe akademike gjithnjë në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Nga ana e saj, deputetja Arbëreshë Kryeziu Hyseni theksoi se përfaqësimi i interesave të qytetarëve dhe mbështetja e institucioneve edukative, si Universiteti Publik “Kadri Zeka”, është një nga prioritetet e saj. Ajo shprehu gatishmërinë për të përkrahur çdo iniciativë që synon të përmirësojë kushtet e studimeve dhe të promovojë zhvillimin e mëtejshëm të arsimit në nivel lokal dhe kombëtar.

Pjesëmarrësit në takim thanë se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes Universitetit dhe përfaqësuesve të qytetit në Kuvend, për zhvillimet e mëtutjeshëm dhe mundësitë që mund të krijohen për komunitetin universitar.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Shqiptari në Norvegji triumfon në Spellemannprisen, fiton

23 March 2026
Lajme

Një grua vdes, tjetra në gjendje kritike

23 March 2026
Lajme

Bill Clinton i drejtohet popullit amerikan: Ultimatumi

23 March 2026
Lajme

Arabia Saudite dëbon atasheun ushtarak të Iranit

22 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Gëzim, Paqe dhe Solidaritet – Urimi i

19 March 2026

Të nderuar studentë, staf akademik dhe administrativ të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, dhe qytetarë

Lajme

Studentët e Fakultetit të Edukimit realizojnë aktivitete

18 March 2026

Studentët e Fakultetit të Edukimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” vazhdojnë të dëshmojnë përkushtimin

Lajme

UKZ organizoi punëtorinën e Laboratorëve Social AUREA

12 March 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” organizoi me sukses punëtorinë e Laboratorëve Socialë, pjesë e projektit

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.