Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është subvencionimi më i madh për qumështin në nivel

Policia mbanë ligjëratë për parandalimin e ngacmimeve në shkolla

Njeriu që vulosi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë: Ajo që është arritur në Kosovë është

Nga nesër paralajmërohet mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës, KESCO alarmon për kursim

Ushtarë të Gardës së Idahos kthehen në SHBA nga misioni gati njëvjeçar në Kosovë, familjarët

Dr. Ismajl Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Aktivitete javore në trafikun rrugor

 Rektori i UKZ priti një delegacion të lartë nga institucionet turke dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame në Kosovë
Lajme

Rektori i UKZ priti një delegacion të lartë nga institucionet turke dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame në Kosovë

16 May 2025 0 Comment 5 min read

AA

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku së bashku me prorektorët, ka pritur sot në një takim zyrtar një delegacion të lartë nga përfaqësues të institucioneve turke arsimore, kulturore dhe fetare, si dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Delegacioni përbëhej nga Bünyamin Albayrak, Këshilltar për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Kosovë, Ramazan Yılmaz, Drejtor i Qendrës Kulturore “Yunus Emre” në Prishtinë, Veysel Erdel Këshilltar për Arsim pranë Ambasadës së Turqisë, Nedim Arslan Drejtor i Përgjithshëm i Fondacionit “Maarif” dhe Shkollave Ndërkombëtare “Maarif”, Ahmet Saçit Këshilltar për Kulturë, Vedat Sahiti Kryeimam i Republikës së Kosovës dhe Naim Aliu Kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan.

Gjatë takimit u diskutuan mundësi të shumta për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe institucioneve të lartpërmendura, me theks të veçantë në bashkëpunimi akademik dhe shkëmbimet ndëruniversitare.

Përfaqësuesit nga Fondacioni “Maarif” dhe Ambasada e Turqisë shprehën gatishmërinë për të krijuar ura bashkëpunimi ndërmjet UKZ-së dhe universiteteve turke, përmes nënshkrimit të marrëveshjeve për shkëmbim të stafit akademik, studentëve dhe projekteve të përbashkëta kërkimore.

Po ashtu u bashkwbisedua për mbështetje me ekspertizë dhe trajnime profesionale, ku u theksua mundësia që Fondacioni Maarif dhe Qendra “Yunus Emre” të ofrojnë trajnime për stafin akademik dhe administrativ të universitetit, si dhe mundësinë e organizimit të seminareve, punëtorive dhe konferencave shkencore të përbashkëta.

Qendra Kulturore “Yunus Emre” shprehu gatishmërinë për të organizuar kurse të gjuhës turke për studentët dhe stafin e universitetit, si dhe aktivitete kulturore që synojnë nxitjen e dialogut ndërkulturor. Delegacioni diskutoi edhe mundësitë për ofrimin e mbështetjes materiale për universitetin, në formë pajisjesh laboratorike, literaturës akademike, ose përkrahjes në ndërtimin e hapësirave të reja mësimore e kërkimore.

Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku i falënderoi mysafirët për vizitën dhe interesimin për të ndihmuar zhvillimin e mëtejshëm të Universitetit “Kadri Zeka”, duke theksuar se çdo formë e bashkëpunimit që ndihmon studentët, ngritjen e cilësisë dhe ndërkombëtarizimin e institucionit është e mirëpritur.

“Ishte kënaqësi e veçantë të mirëpresim një delegacion kaq të rëndësishëm nga institucionet arsimore, kulturore dhe fetare. Ky takim dëshmon përkushtimin tonë për të ndërtuar ura bashkëpunimi ndërkombëtar që sjellin vlera konkrete për studentët dhe stafin tonë. Universiteti Publik “Kadri Zeka” është i hapur për bashkëpunime që ndikojnë pozitivisht në cilësinë e arsimit, zhvillimin profesional dhe shkëmbimet akademike. Ne e vlerësojmë lart interesimin e këtyre institucioneve për të kontribuar në fuqizimin e rolit të universitetit në shoqëri,” ka thënë Rektori Dërmaku.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si

20 June 2025
Lajme

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga

20 June 2025
Lajme

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh

20 June 2025
Lajme

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është

20 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga

20 June 2025

20 Qershor, 2025 – Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc.

Lajme

Akreditohet programi Master “Mësimdhënie e Gjuhës Angleze”

17 June 2025

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka marrë akreditimin zyrtar për programin e ri

Lajme

Delegacioni i UKZ-së gjatë vizitës zyrtare në

15 June 2025

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, së

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.