
Reagimi zyrtar i Sivasspori pas lëndimit të Rey Manaj
“Sportisti ynë Rey Manaj humbi ndjenjat si pasojë e një përplasjeje me një lojtar kundërshtar në minutën e 3-të të ndeshjes ndaj Göztepe.

“Pas ndërhyrjes së parë të ekipit tonë mjekësor në fushë, futbollisti jonë është dërguar me ambulancë në spital dhe ka rikthyer vetëdijen në spital.
“Pas përfundimit të analizave të nevojshme, informacioni i detajuar për gjendjen shëndetësore të Rey Manajt do të ndahet me publikun.
“Lojtarit tonë i përcjellim urimet për shërim të shpejtë.”
