Raportohet për të plagosur nga të shtënat në SHBA, Trump del me reagim
Departamenti i Policisë së Providence konfirmoi se disa persona janë qëlluar me armë zjarri në zonën e Universitetit Brown.
Në një postim në X thuhet: “Ky është një hetim aktiv. Ju lutemi qëndroni të strehuar në vend ose shmangni zonën deri në një njoftim tjetër.”
Presidenti Donald Trump tha se është informuar për të shtënat duke bërë një shkrim në Truth Social, i cili është postuar edhe në llogarinë X të Shtëpisë së Bardhë.

Ai tha se FBI-ja ishte në vendngjarje.
“Zoti i bekoftë viktimat dhe familjet e viktimave!” shkroi ai.
Trump e ka kaluar ditën në Baltimore, ku po merr pjesë në ndeshjen e futbollit Ushtri-Marinë. Ai do të kthehet së shpejti në Shtëpinë e Bardhë.
