Raportohen të zhdukur një burrë në Prishtinë dhe një grua në Viti
Dy persona janë raportuar të zhdukur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Një burrë është raportuar i zhdukur në Prishtinë. Sipas raportit policor ai ka dalë nga shtëpia të premten e javës që shkoj.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Ndërkohë që në Viti është raportuar e zhdukur një grua, e cila thuhet se ka dalë nga shtëpia të dielën.
“Është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin policor.
