Wednesday 28 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Mëngjes me ngrica, në mbrëmje sërish shi

Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’ishin personale

Përmbyllet rinumërimi i votave në 30 komuna të Kosovës

MASHTI merr vendim për rishikim kurrikulash për klasat nga 1 deri në 9

Rihapet rruga Ferizaj-Gjilan në fshatin Sojevë

Ambasada amerikane përgëzon Kosovën për anëtarësim në Bordin e Paqes

18 ndeshjet e sontme do ta mbyllin fazën e ligës në Ligën e Kampionëve

Në prag të shortit të Ligës së Kombeve, UEFA bën me dije se me kë

Statuja e shkrimtarit Ismail Kadare vendoset në vendin ku zakonisht e pinte kafenë e mëngjesit

Foto nga bora dhe akulli në SHBA. Temperatura deri në minus 46 gradë!

 Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’ishin personale
Arte tjera Kulturë Lajme Letërsi Librari Muzikë Opinione Teatër

Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’ishin personale

28 January 2026 0 Comment 8 min read

AA

Sot, në 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, akademiku dhe shkrimtari Rexhep Qosja ka publikuar një tekst përkujtimor, ku ka shtuar edhe vlerësimin e tij letrar dhe qëndrimin intelektual për figurën e Kadaresë, i cili vdiq në vitin 2024.

Në shkrimin e tij, Qosja e cilëson Kadarenë si një nga emrat më përfaqësues të letërsisë shqipe, shkrimtarin që e futi përvojën historike, mitike dhe etike të shqiptarëve në letërsinë europiane dhe botërore, duke i dhënë gjuhës shqipe një përmasë universale dhe kulturës shqiptare një zë të dallueshëm.

Duke reflektuar edhe mbi faktin se këtë vit edhe vetë mbush 90 vjeç, Qosja shpreh me mallëngjim keqardhjen që nuk patën mundësi ta festonin së bashku këtë moshë, por nënvizon se dialogu i tyre vazhdon përmes veprave.

Shkrimi i plotë i Rexhep Qosjes, i publikuar në faqen e tij në Facebook:

Sot, më 28 janar 2026, po shënohet 90-vjetori i lindjes së shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare. Kjo datë është ditëlindja e një krijuesi të jashtëzakonshëm, por edhe ditë kujtese, sepse Ismail Kadare nuk është më fizikisht mes nesh. Ai u nda nga jeta në vitin 2024, duke lënë pas një vepër që ka tejkaluar kohën e vet dhe kufijtë e gjuhës së vet.

Ismail Kadare është një nga emrat më përfaqësues të letërsisë shqipe. Ai është shkrimtari që e futi përvojën historike, mitike dhe etike të shqiptarëve në hartën e madhe të letërsisë evropiane dhe botërore. Me romanet, esetë, poezinë dhe publicistikën e tij, ai i dha gjuhës shqipe një përmasë universale dhe i dha kulturës shqiptare një zë të dallueshëm, të dëgjuar dhe të respektuar.

Ismail Kadare dhe unë jemi njohur dhe jemi afruar qysh në vitet shtatëdhjetë. Kemi qenë miq, bashkëbisedues, lexues dhe kritikë të njëri-tjetrit. Kemi shkruar për veprën e njëri-tjetrit dhe kemi ndarë vlerësime të ndërsjella.

Ne, të dy, secili në anën e vet të kufirit që na ndante, u përballëm me fate të ndryshme, të rënda dhe shpeshherë të padrejta. Rrethanat historike, politike dhe shoqërore, të cilat nuk i zgjodhëm ne, por që na u imponuan, na vunë përballë provave morale dhe intelektuale që kërkonin jo vetëm qëndresë, por edhe vendime të vështira personale.

Kërkimi i azilit politik nga Ismail Kadare në Francë, në vitin 1990, u keqkuptua nga shumëkush që nuk e kuptonte peshën morale të asaj kohe. Në disa paraqitje publike në medie, dhe veçanërisht në një deklaratë të dhënë për Zërin e Amerikës, unë arsyetova se si ky akt nuk ishte arratisje nga atdheu, por refuzim i një sistemi që i kishte vënë kufij të padukshëm, por të hekurt, mendimit të lirë.

Kadare nuk iku për të shpëtuar veten, por për të shpëtuar veprën dhe lirinë e saj. Azili i tij ishte akt intelektual dhe etik: zgjedhja e fjalës së lirë përballë dhunës së heshtur të diktaturës. Historia e ka vërtetuar se shkrimtari që kërkon liri nuk e braktis kombin; ai i shërben atij në mënyrën më të lartë të mundshme.

Këtë qëndrim do e dëshmoj shpejt duke e vizituar Ismail Kadarenë në banesën e tij në Paris.

Por, siç ndodh shpesh mes intelektualëve që mendojnë thellë dhe ndryshe, kemi pasur edhe mospajtime, edhe polemika.

Polemika jonë më e njohur lidhej me çështjen e identitetit të shqiptarëve. Ishin mendime të ndryshme, argumente të ndryshme, këndvështrime të ndryshme mbi të njëjtën çështje themelore. Këto mospajtime nuk ishin personale; ato ishin intelektuale dhe kulturore. Megjithatë, siç ndodh ndonjëherë në jetën njerëzore, ato lanë pasoja edhe në raportin tonë personal. Shoqëria jonë u zbeh dhe rrugët tona, mjerisht, nuk u takuan më.

Sot, duke e kujtuar Ismail Kadarenë në 90-vjetorin e lindjes së tij, unë ndiej nevojë të theksoj diçka të rëndësishme: madhështia e tij si shkrimtar dhe rëndësia e tij historike për kulturën shqiptare janë përtej çdo mospajtimi. Letërsia nuk matet me pajtime apo mospajtime personale, por me thellësinë e mendimit, me fuqinë e gjuhës dhe me ndikimin e saj afatgjatë.

Ismail Kadare ishte dhe mbetet para së gjithash shkrimtar i kombit të vet. Ai e deshi Shqipërinë jo në mënyrë deklarative, por krijuese. Ai e deshi atë duke e shndërruar historinë, dramën dhe shpirtin shqiptar në letërsi të madhe.

Këtë vit, në muajin qershor, edhe unë do bëhem 90 vjeç. Është e pamundur të mos mendoj sa domethënëse dhe sa njerëzore do të kishte qenë po të ngrinim një dolli së bashku për këtë moshë të rrallë, për këto dy jetë të kaluara mes librave, polemikave, dashurisë për gjuhën dhe për kulturën shqiptare. Ndoshta kjo mbetet një peng i imi njerëzor, por jo një peng kulturor, qytetërues sepse dialogu ynë vazhdon nëpërmjet veprave tona.

Ismail Kadare sot nuk ka nevojë për lavde të rastit. Ai ka nevojë për lexim, rilexim dhe kuptim. Ai ka nevojë që vepra e tij të trajtohet me seriozitet shkencor dhe me ndjeshmëri kulturore. Brezat që vijnë mund ta lexojnë ndryshe, por gjithmonë do ta lexojnë. Dhe adhurojnë.

Ndarja e tij nga jeta, po rithem, është vetëm ndarje trupore. Emri, vepra dhe mendimi i tij, po rithem, janë të gjithmonshëm. Në këtë 90-vjetor të lindjes së tij, Ismail Kadare, po rithem, mbetet personalitet madhor historik i kulturës shqiptare, një nga figurat që do të vazhdojë të na sfidojë, të na shqetësojë dhe të na frymëzojë.

Të kujtoj me mall e nderim miku im, Ismail Kadare. Gjithmonësia jote në shpirtin e në mendjen time është gjithmonësi, përjetësi, amshim. Është gjithmonësi madhështore: është e kaluar, e sotme dhe e ardhme.

Rexhep Qosja Prishtinë, 28.1.2026

Share This:

Tags: KAdare Qosja
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Mëngjes me ngrica, në mbrëmje sërish shi

28 January 2026
Arte tjera

Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet

28 January 2026
Kuriozitete

Përmbyllet rinumërimi i votave në 30 komuna

28 January 2026
Ciceroni

MASHTI merr vendim për rishikim kurrikulash për

28 January 2026
RELATED Stories for you
Kulturë Lajme Letërsi

Botuesi: Jam i sigurt që Kadare ka

5 July 2024

Drejtuesi i shtëpisë botuese “Onufri”, Bujar Hudhri ishte mes personave të pranishëm në Teatrin

Lajme

‘Pikëllimi është i thellë, admirimi është i

3 July 2024

Në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë sot janë mbajtur homazhe për shkrimtarin

Lajme

‘Pikëllimi është i thellë, admirimi është i

3 July 2024

Në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë sot janë mbajtur homazhe për shkrimtarin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.