
QKMF Gjilan fton qytetarët të dhurojnë gjak dhe të shpëtojnë jetë
QKMF Gjilan ka ftuar qytetarët dhe punëtorët shëndetësorë të marrin pjesë në aksionin e dhurimit vullnetar të gjakut, i cili do të mbahet të mërkurën, më 24 shtator 2025.

Aksioni do të zhvillohet në objektin e QKMF-së, kati i parë – tek pjesa e Urgjencës, prej orës 11:00 deri në 15:00.
Nga kjo thirrje theksohet se çdo pikë gjaku e dhuruar ka një vlerë të madhe, pasi për dikë mund të nënkuptojë shpëtimin e jetës.
Ky aktivitet human ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe për të ndihmuar ata që kanë më së shumti nevojë.
