Thursday 19 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Qeveria e Kosovës synon t’i ndërtojë dy ura të reja pranë urës kryesore mbi Ibër

Gjilan: Arbër Ismajli, uron kreun e KBI-së në Gjilan, Naim Aliu pas kthimit nga Haxhi

Mbappe është shtruar në spital

Aktori i njohur turk, Burak Özçivit, zgjedh Shqipërinë për pushime

Instalacioni me fustanet e grave të dhunuara në Kosovë shfaqet para Këshillit të Evropës në

Klubi i madh italian, afër marrëveshjes me Ardian Ismajlin

Në ndërtesën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan u vendos pllaka me mbishkrimin “Shtëpia

“Urban Bike 06”, me aventurë të re! – Kaloi 1300 km për 10 ditë!

Trump thotë se nuk ka marrë vendim final për përfshirjen e SHBA-së kundër Iranit

Seanca e parë gjyqësore përmes videolidhjes – I burgosuri në Gjilan, gjyqtarja në Prishtinë

 Qeveria e Kosovës synon t’i ndërtojë dy ura të reja pranë urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicë
Lajme

Qeveria e Kosovës synon t’i ndërtojë dy ura të reja pranë urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicë

19 June 2025 0 Comment 5 min read

AA

Qeveria në detyre e Kosovës synon t’i ndërtojë dy ura në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër, të cilat do ta lidhnin Mitrovicën Veriore të banuar me shumicë serbe me Mitrovicën Jugore të banuar me shumicë shqiptare.

Synimi për ndërtimin e tyre vjen disa ditë pasi Mitrovica – qyteti i ndarjes më të theksuar etnike në Kosovë – e themeloi Bordin e Përbashkët mes komunës jugore.

Themelimi i bordit u përshëndet nga Qeveria në detyrë e vendit, ashtu si edhe nga dy komunat, të cilat e kanë cilësuar si mundësi për të sjellë projekte të përbashkëta, që përmirësojnë jetën e qytetarëve në të dyja anët e lumit Ibër.

Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, publikoi një fotografi e cila tregon se si do të dukeshin këto dy ura.

Siç shihet në fotografitë e publikuara, urat e reja do të ndërtoheshin në anën e majtë dhe të djathtë të urës kryesore, e cila është pjesë e Marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes, të arritur në Bruksel si pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ky projekt do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe do të shërbejë si një infrastrukturë për komunikim, integrim dhe zhvillim midis dy pjesëve të qytetit”, sipas njoftimit të Vetëvendosjes më 19 qershor.

Një ditë më parë, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, njoftoi se nënshkroi një “memorandum për mbështetje të projekteve të infrastrukturës midis Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe të dy komunave, për një qytet më të lidhur, funksional dhe më të mirë për të gjithë qytetarët”, me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Ariana Tahiri, në prani të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – reagoi një ditë më parë, ndër të tjera, edhe lidhur me ndërtimin e këtyre dy urave, duke thënë se Kurti “po e zbaton me shpejtësi dhe pa asnjë fshehje planin për spastrim etnik të popullit serb nga territori i Kosovës”.

Ura kryesore mbi Ibër, e cila e ndan Mitrovicën në pjesën jugore me shumicë shqiptare dhe pjesën veriore me shumicë serb, është e hapur vetëm për këmbësorët.

Njoftimi i Qeverisë së Kosovës në korrik të vitit të kaluar se planifikon ta hapë këtë urë për trafik ngriti tensione dhe shkaktoi reagime nga bashkësia ndërkombëtare.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, është i vendosur në këtë urë. KFOR-i i tha Radios Evropa e Lirë asokohe se çdo vendim për hapjen e urës duhet të merret brenda kornizës së dialogut Kosovë-Serbi, i cili zhvillohet përmes Bashkimit Evropian.

Ata deklaruan se NATO e mbështet këtë dialog dhe se KFOR-i është aty për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

“Kjo përfshin një prani të përhershme në urën në Mitrovicë dhe patrullime të rregullta në zonën përreth”, tha KFOR-i.

Bashkimi Evropian gjithashtu kujtoi se çështja e hapjes së urës ishte tema e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve dhe se për këtë arsye të gjitha vendimet duhet të merren brenda dialogut me pjesëmarrjen e delegacioneve zyrtare të Prishtinës dhe Beogradit. /REL

Share This:

Tags: Qeveria e Kosoves
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Leotrim Kryeziu, merr besimin e FC Prishtina

19 June 2025
Lajme

Qeveria e Kosovës synon t’i ndërtojë dy

19 June 2025
Lajme

Gjilan: Arbër Ismajli, uron kreun e KBI-së

19 June 2025
Uncategorised

Pak nga jeta, veprimtaria dhe krijimtaria e

19 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Rriten pagat për 55 euro për zyrtarët

5 June 2025

Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar sa

Lajme

Vendoset gurthemeli i Kompleksit të Banimit të

30 April 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i

Lajme

Kurti: Pas fitores jemi të gatshëm të

16 April 2025

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se si fitues të padiskutueshëm të zgjedhjeve

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.