Sunday 11 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Uta Ibrahimi ngjitet në majën e fundit më të lartë në Botë

Njeriu më i pasur në Kinë dhe si e bëri pasurinë me ujë natyral

“S’ka krizë institucionale”, PDK i reagon Kurtit: Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën

ClassiKos, mbanë Koncert me vepra të kompozitorëve Isa Jakupi e zet Kallaba

Kurti: Albulena Haxhiu është propozimi ynë për kryekuvendare, bëjë kompromise për Qeverinë, jo për Kuvendin

Kurti: Kemi marrë votë të pastër popullore, nuk i kemi borxh askujt për asgjë

Gjashtë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë, viktima gratë

​Ngërçi politik kërcënon projektin më të madh sportiv në historinë e Kosovës

Parashikimi i motit për të shtunën, 10 maj 2025

Shkruan: Prof. Adelina Bruçaj-Asani, Bujanoc – Shkolla jonë mbushet me atmosferë festive me rastin e

 PSD-ja në Ditën e Evropës e “faturon” Gjermaninë për mjekët e infermierët që po ia merr Kosovës
Lajme

PSD-ja në Ditën e Evropës e “faturon” Gjermaninë për mjekët e infermierët që po ia merr Kosovës

9 May 2023 0 Comment 5 min read

AA

Partia Socialdemokrate (PSD), në Ditën e Evropës, ka “faturuar” Gjermaninë për mjekët dhe infermierët e marrë nga Kosova.

PSD me ‘aksion’ simbolik

Zgjim Hyseni nga kjo parti tha se Gjermania po eksporton mallra në Kosovë e po importon njerëz, duke iu referuar numrit të madh të mjekëve të cilët kanë shkuar në këtë vend.

Sipas tij, vetëm në katër muajt e fundit 91 mjekë kanë ikur nga Kosova e të cilët po të shkolloheshin në Gjermani do të kushtonin 200 mijë euro.

Madje siç tha ai po të llogariteshin edhe 300 infermierë që do të kushtonin nga 30 mijë gjithsecili, vetem këtë vit Gjermanisë i janë dhënë 27 milionë euro.

“Ditën e Evropës ia urojmë Gjermanisë. BE është tregu dhe monedha e përbashkët gjermane. Gjermania po importon njerëz, dhe po eksporton mallra. Besoni ose jo, burimet publike të Kosovës po e financojnë sistemin shëndetësor gjerman. Kurse Gjermania është ekonomia e katërt në botë për nga madhësia. Për këtë arsye jemi këtu sot: për ta sjellur faturën e shfrytëzimit.

“Oda e Mjekëve në Gjermani sugjeron rritjen e numrit të studentëve të mjekësisë për 4000-5000 vende të reja. Por, kjo nuk ndodh sepse kostoja qenka e lartë, kurse nga Ballkani dhe Amerika Latine po i marrin falas. Oda e Mjekëve të Kosovës tregon se vetëm 4 muajt e parë të këtij viti, nga Kosova kanë ikur 91 mjekë. Secili prej tyre, po të shkollohej atje do të kushtonte 200 mijë euro. Janë 18. 2 milionë Euro donacion nga popull i Kosovës solidaritet për “Gjermaninë e varfër”.

Nëse ia shtojmë kësaj edhe 9 milionë për 300 infermierë, shifra për 4 muaj shkon në 27.2 milionë. Nëse llogarisim se kjo dinamikë vazhdon gjatë krejt vitit, i bie se Kosova ia kursen Gjermanisë 81.6 milionë euro. Dhe mos harroni se ky fenomen nuk ka nisur këtë vit, por ka së paku 5 vitet e fundit që vazhdon intensivisht. Kurse vazhdimi i tij me këtë ngritje intensiteti do ta gjejë Kosovën me mungesë mjekësh për 3-4 vjet”.

“Kjo faturë nuk është “ikje e trurit”, por faturë e shfrytëzimit. Inxhinierë, ndërtimtarë, kuzhinierë, dizajnerë, janë qindra e mijëra punëtorë të rinj që po ikin në fabrikën gjermane. Pasi na është mohuar politika monetare dhe subvencionimi, tash jemi veçse konsumues që riciklojmë vlerën e prodhuar jashtë nesh. Ikja e fuqisë punëtore, kryesisht të kualifikuar dëmton rëndë zhvillimin e brendshëm, përveç që ul konsumin dhe taksat. Kjo marrëdhënie qendër-periferi duhet të ndryshojë, përndryshe nuk ka asnjë kuptim ta quajmë njëri-tjetrin partnerë. Mbase më mirë të bëhet Kosova një nga landet e Republikës Federale të Gjermanisë. Së paku, do të kishim më shumë zë, dhe do ta gëzonim mbrojtjen sociale që ekziston atje”.

Share This:

Tags: PSD
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Xherdan Shaqiri me het-trik dhe Albian Ajeti

10 May 2025
Kuriozitete

Uta Ibrahimi ngjitet në majën e fundit

10 May 2025
Kuriozitete

Njeriu më i pasur në Kinë dhe

10 May 2025
Sport

LDK dega Gjilan e uron karatistin Betim

10 May 2025
RELATED Stories for you
Lajme

PSD me aksion te Kuvendi, përleshen me

13 July 2023

PSD ka mbajtur një aksion para ndërtesë së Kuvendit, raporton Ekonomia Online. Anëtarë të

Lajme

PSD: De facto e keni ba m**,

25 March 2023

Nesër Partia Socialdemokrate (PSD) do të organizojë një protestë për të kundërshtuar marrëveshjen e

Lajme

PSD thërret konferencë për medie

19 March 2023

Partia Socialdemokrate ka thirrur konferencë për medie, në orën 14:00, në zyret e kësaj

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.