Sunday 22 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Murici pret penalltinë e Locatellit, Sassuolo merr një pikë nga Juventusi i Zhegrovës

Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen

Prishtina vendos derbin me një gol, Ferizaj bën hap të madh drejt mbijetesës

Superliga rikthehet me duele të forta, sot në fokus përballja në kryeqytet

Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran

United shpëton një pikë në fund, pas një ndeshjeje me kthesa ndaj Bournemouth

Polonia shpall listën, Shqipëria beson te kualifikimi

Faqja e Bruce Lee shpreh ngushëllime për vdekjen e Chuck Norris

Ekskluziv | Lista e Kosovës për plejofin e Botërorit 2026: Mungesa të rëndësishme dhe rikthime

Ndërron jetë Bujar Ramadani – “Lalushi”; FC Kika i bën dedikim për kontributin e tij

 Promovohet monografia ‘’Pogragja ndër shekuj’’
Kulturë Letërsi

Promovohet monografia ‘’Pogragja ndër shekuj’’

21 December 2025 0 Comment 7 min read

AA

Pas një punë të gjatë, të shtunën, është promovuar monografia ‘’Pogragja ndër shekuj’’ e autorit Xhafer Xhaferi e cila hedh dritë për Pogragjën që nga antikiteti e deri në ditët e sotme, për të mbetur dëshmi e trashëgimisë së pasur materiale e shpirtërore.

Udhëheqësi i këtij promovimi, prof. Izeir Hyda, duke folur për këtë monografi tha ‘’ Ky libër paraqet një punë studimore e shkencore që ka për qëllim të ruaj dhe ta dëshmojë kujtesën historike dhe shoqërore të fshatit Pogragjë’’.

Sipas tij, ky libër nuk është vetëm një monografi e thjeshtë, por është një pasqyrë reale e rrugëtimit në kohë nga gjurmët e antikës e deri në zhvillimet e ditëve tona.

Hyda tha se libri ka dhjetë kapituj ku trajtohen tema kryesore që përbëjnë identitetin e fshatit Pogragjë. ‘’Qëllimi i kësaj monografie është që të dokumentohet me përgjegjësi shkencore e faktografike Pogragja ndër shekuj, për t’ua lënë kështu brezave të ardhshëm një dëshmi të shkruar për vlerat dhe njerëzit e këtij fshati’’, u shpreh ai.

Në emër të redaktorit të librit, dr. Nuhi Rexhepi, fjalën e tij e lexoi Nazmije Hasani, duke theksuar se autori tashmë ka një përvojë në hartimin e monografive të cilat janë të një rëndësie të veçantë. ‘’Kjo monografi vjen në një kohë, kur në botën tonë shqiptare, veçanërisht këtu në Kosovë, është tronditur prestigji i librit dhe është ulur kujdesi ndaj librit në të gjitha rrafshet, ndaj kjo monografi që po promovojmë sot dëshmon për angazhimin dhe përkushtimin e autorit. Sipas redaktorit Rexhepi, autori i kësaj monografie ka disa dekada që punonte për të nxjerrë në dritë historinë e vendlindjes së tij.

Sipas tij, në këtë monografi ka aq shumë informacione për Pogragjën, vendlindjen e Xhaferit dhe tonën dhe kjo dëshmon se punët e mira dhe të dobishme frymëzohen nga një dashuri e madhe për vlerat dhe traditat e vendit të cilit i përket.

Në emër të recensentëve të librit, dr. Fehmi Rexhepi, dr. Fitim Rifati dhe mr. Sherafedin Kadriu, foli dr. Fitim Rifati i cili vlerësoi lart këtë monografi. ‘’Monografia ‘’Pohtagja ndër shekuj’’,përbën një argumentim të qëndrueshëm të historisë, kulturës dhe zhvillimeve shoqërore të Pogragjës si vendbanim shqiptar me traditë të lashtë’’, u shpreh Rifati. Sipas tij, në aspektinmetodologjik, kjo monografi mbështetet në kombinim të burimeve historike, të dhënave arkivore, dëshmive gojore dhe trashëgimisë familjare.

Dr. Rifati theksoi, se monografia pos hyrjes përfshin dhjetë kapituj. Ku kapitulli i parë i është një vështrim historik që trajton gjurmët e trinomit identitar të lashtësisë së Pogragjës, kapitulli i dytë trajton hidrografinë e vendbanimit, kapitulli i tretë i kushtohet popullsisë së Pogragjës në këndvështrimin historik pa lënë anash proceset e migrimit dhe emigrimt.

Ai tha se në kapitulli i katërt ofron një pasqyrë realiste të arsimit dhe zhvillimit arsimor në Pogragjë, derisa kapitulli i pestë i kushtohet kulturës , kapitulli i gjashtë trajton shëndetësinë, kapitulli i shtatë ka në fokus jetën sportive, ku vendin qëndron e zë klubi i futbollit ‘’Liria’’.

Sipas dr.Fitim Rifatit, kapitulli i tetë zgjon kureshtjen e secilit pogragjas brenda dhe jashtë Kosovës, pasi i kushtohen gjenealogjisë, ku paraqiten pemët gjenealogjike të secilës lagje: Kurtaj, Balaj, Canaj, Voca,Tomak e Cenaj.

Dy kapitujt e fundit, paraqesin profile biografike të personaliteteve pogragjase dhe zhvillimin ekonomik dhe afarist.

Ai potencoi’’ se kjo vepër si e tillë, përbën një material edukativ për brezat e rinj, një libër identitar për Pogragjën dhe Pogragjasit, si dhe një kontribut me peshë në dokumentimin dhe ruajtjen e trashëgimisë shqiptare.

Autori i librit, prof. Xhafer Xhaferi, pasi falënderoi të pranishmit dhe gjitha ata që ndihmuan që kjo monografi të kompletohet u shpreh ‘’ dua të ndaj me ju kënaqësinë e veçantë që më në fund arrita ta realizoj një dëshirë të kahershme, përmbylljen e këtij projekti sfidues, por shumë të dashur për mua’’.

Ai tha se dashuria për Pogragjen ka qenë gjithmonë e madhe, veçanërisht për faktin e nga ajo u largova para 70 vitesh. Duke shprehur kënaqësinë e tij me botimin e kësaj monografie, e katërta me radhë, Xhaferi tha se gjatë hartimit të veprës kishte edhe shumë sfida, të cilat u tejkaluan falë ndihmës së shumë bashkëpunëtorëve.

‘’Brezit tonë i ra hise të shkruaj për Pogragjën dhe këtë trashëgimi ta ruajmë për brezat që vijnë’’, u shpreh autori i monografisë Xhafer Xhaferi.

Autorin e monografisë ‘’Pogragja ndër shekuj’’ dhe dhjetëra pogragjas që ishin prezent i uruan edhe ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ish-deputeti pogragjas Fatmir Rexhepi e profesori Emrush Qamili. Sami Durmishi /kryelajmi.com/.

Share This:

Tags: Gjilan Pogragja
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Murici pret penalltinë e Locatellit, Sassuolo merr

21 March 2026
Lajme

Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen

21 March 2026
Futboll

Prishtina vendos derbin me një gol, Ferizaj

21 March 2026
Lajme

Superliga rikthehet me duele të forta, sot

21 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Incident me armë në Gjilan, i dyshuari

20 March 2026

Një incident me armë zjarri është raportuar të ketë ndodhur dje pasdite në Gjilan,

Lajme

Gjilan: Mbahet mbledhje komemorative për Elif Sherifin

18 March 2026

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan ka njoftuar se do të organizojë

Lajme

Hapet Zyra për të Huaj në Gjilan

18 March 2026

Më datë 16.03.2026, në Gjilan është hapur Zyra për të Huaj, një shërbim i

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.