Promovohet libri “Kryemjeshtri” kushtuar trajnerit të xhudos Driton Kuka
Në ambientet e Bibliotekës Universitare të Kosovës “Ali Hadri” në Prishtinë është promovua libri “Kryemjeshtri” kushtuar trajnerit më të dalluar të xhudos në botë, Driton Kukajt të autorit, Arsim Maxhera.
Në promovimin e këtij libri ishin figura të shquara të sportit dhe të politikës si dhe gazetarë.
Para të pranishmëve folën drejtues të sportit të Kosovës, Agron Kuka, kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës, Hajrullah Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ismet Krasniqi, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, Driton Kuka dhe autori i këtij libri, Arsim Maxhera.
Ata vlerësua lartë sukseset që ka arritur trajneri Driton Kuka, i cili me xhudistet, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distra Krasniqi ka fitua medalet e arta olimpike, por dhe tituj evropian dhe botërorë. Ky libër do të mbetet dëshmi për këto arritje të Driton Kukajt dhe të xhudistëve tanë dhe udhërrëfyes për për brezat e rinj që të vazhojnë rrugën e tyre.