
Prof. Dr. Rifat Škrijelj nga Universiteti i Sarajevës, laureat i Çmimit “Marin Barleti” të akorduar nga Universitei “Kadri Zeka” në Gjilan
Në vigjilie të punimeve të konferencës me temë: “Teknologjia, Shkenca dhe Arsimi: Rrugët drejt një Shoqërie Inteligjente”, e cila po mbahet në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, është ndarë Çmimi “Marin Barleti”, raporton TV Gjilani.

Me propozim të Këshillit Organizativ të Konferencës dhe me vendim të Rektorit të UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, laureat për Çmimin e Konferencës Vjetore të UKZ “Marin Barleti” ishte Prof. Dr. Rifat Škrijelj nga Universiteti i Sarajevës.

Në akordimin e çmimit “Marin Barleti”, u tha se i dedikohet arritjeve të personaliteteve të njohura nga bota e shkencës për arritje të jashtëzakonshme në hulumtime shkencore-akademike në arsimin e lartë, kontributeve thelbësore kërkimore, çështjeve të reja, ideve, bashkëpunimit dhe perspektivave të tjera.
Konsiderata shtesë përfshijnë rolet e lidershipit, si dhe marrëdhëniet aktuale apo potenciale ndërmjet kërkimit të bërë dhe përmirësimit të arsimit të lartë në përgjithësi, nëpërmjet lidhjeve ndërmjet studiuesve dhe IAL-ve në vende të ndryshme me Universitetin Publik “Kadri Zeka”. /TV Gjilani/
