Tuesday 24 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Lewandowski: Shqipëria është gjithnjë një skuadër e fortë, shpresojmë që të mos e lejojmë që

Huruglica: Të rinjtë që kërkojnë punë dhe bizneset që kërkojnë punëtorë, duhet të lidhen pa

Erblin Osmani, Brajan Gruda dhe Lorent Tolaj te Kosova? Franco Foda flet për tre yjet

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Gjermanisë, Rainer Rudolph

Yjet e Kosovës mbërrijnë në Prishtinë për sfidën me Sllovakinë

Rashiti: Prioritet mbetet ngritja e shërbimeve më efikase dhe më cilësore për qytetarët

Shqiptari në Norvegji triumfon në Spellemannprisen, fiton çmimin “Kënga e Vitit”

Një grua vdes, tjetra në gjendje kritike pas plagosjes me armë zjarri në Majac

Bill Clinton i drejtohet popullit amerikan: Ultimatumi 48-orёsh i Trump dhe tre skenarёt e tmerrshёm

Arabia Saudite dëbon atasheun ushtarak të Iranit

 Prof. Dr. Naim Mustafa pensionohet pas një karriere të shquar akademike dhe institucionale
Ciceroni Ekonomi Featured Kuriozitete Lajme Librari Marketing Opinione

Prof. Dr. Naim Mustafa pensionohet pas një karriere të shquar akademike dhe institucionale

6 February 2026 0 Comment 10 min read

AA

Sot, në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, u mbajt një organizim solemn me rastin e pensionimit të Prof. Dr. Naim Mustafës, njërit nga profesorët me kontribut të veçantë në zhvillimin akademik, shkencor dhe institucional të universitetit.

Në këtë ceremoni morën pjesë drejtuesit e universitetit, stafi akademik dhe administrativ, studentë, si dhe familjarë të profesorit.

Me këtë rast, në fjalën hapëse të këtij organizimi, Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Xhevat Sopi, vlerësoi lart rrugëtimin profesional të Prof. Dr. Naim Mustafës, duke theksuar se ai është shembull i përkushtimit akademik dhe seriozitetit profesional, i cili ka kaluar me sukses të gjitha etapat e karrierës universitare, nga ligjërues e profesor asistent, deri në Profesor të rregullt.

Dekani Sopi theksoi kontributin e tij shumëvjeçar në mësimdhënie, zhvillimin e programeve studimore, proceset e akreditimit dhe riakreditimit, si dhe në kërkimin shkencor dhe botimet akademike.

Në këtë organizim solemn, fjalim mbajti edhe Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, i cili në emër të institucionit shprehu mirënjohje të thellë dhe respekt të veçantë akademik për kontributin shumëdimensional të Prof. Dr. Naim Mustafës.

Rektori theksoi se Prof. Dr. Mustafa përfaqëson një profil të plotë akademik, i cili universitetin e ka konceptuar jo vetëm si hapësirë të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, por edhe si institucion publik me mision shoqëror dhe shtetëror.

Ai vlerësoi veçanërisht rolin e profesorit në qeverisjen universitare, si prorektor për Buxhet Financa dhe Infrastrukturë, në proceset e akreditimit institucional, si dhe realizimin e projekteve strategjike për zhvillimin afatgjatë të universitetit.

Fjalë falënderuese mbajti edhe vetë Prof. Dr. Naim Mustafa, i cili me emocione të veçanta shprehu mirënjohje të thellë për familjen e tij, duke e cilësuar atë si mbështetjen më të fortë gjatë gjithë rrugëtimit profesional.

Ai falënderoi bashkëshorten për përkushtimin dhe mbështetjen e pandërprerë, fëmijët dhe familjet e tyre, si dhe nipërit e mbesat, të cilët i cilësoi si gëzim dhe forcë shpirtërore. Prof. Dr. Mustafa shprehu falënderime të veçanta për drejtuesit institucionalë, kolegët e Fakultetit Ekonomik dhe fakulteteve të tjera, personelin administrativ dhe studentët, duke theksuar se ata kanë qenë motivimi kryesor i angazhimit të tij në mësimdhënie.

Gjatë ceremonisë, urime dhe fjalë mirënjohjeje për Prof. Dr. Naim Mustafën shprehën edhe kolegët dhe stafi i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, të cilët vlerësuan kontributin e tij të çmuar, profesionalizmin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndër vite, duke i uruar pensionim të shëndetshëm.

Me emocione të veçanta, në emër të familjes, një fjalë falënderimi mbajti edhe vajza e profesorit, Bardha Mustafa, e cila shprehu mirënjohje për universitetin, kolegët dhe studentët për respektin, vlerësimin dhe përkrahjen e treguar ndaj babait të saj gjatë gjithë karrierës akademike, duke theksuar se këto vlerësime për familjen përbëjnë një nder dhe krenari të veçantë.

Në përmbyllje, u theksua se pensionimi i Prof. Dr. Naim Mustafës shënon përfundimin e një etape formale të angazhimit profesional, por jo edhe të lidhjes së tij me Universitetin Publik “Kadri Zeka”, ku ai do të mbetet gjithmonë pjesë e pandashme e familjes akademike.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Lewandowski: Shqipëria është gjithnjë një skuadër e

23 March 2026
Lajme

Huruglica: Të rinjtë që kërkojnë punë dhe

23 March 2026
Lajme

Erblin Osmani, Brajan Gruda dhe Lorent Tolaj

23 March 2026
Lajme

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e

23 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Gëzim, Paqe dhe Solidaritet – Urimi i

19 March 2026

Të nderuar studentë, staf akademik dhe administrativ të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, dhe qytetarë

Lajme

Studentët e Fakultetit të Edukimit realizojnë aktivitete

18 March 2026

Studentët e Fakultetit të Edukimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” vazhdojnë të dëshmojnë përkushtimin

Lajme

UKZ organizoi punëtorinën e Laboratorëve Social AUREA

12 March 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” organizoi me sukses punëtorinë e Laboratorëve Socialë, pjesë e projektit

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.