Presidentja Osmani takon djalin e heroit Afrim Bunjaku për Ditën e Fëmijëve
Për nder të 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, presidentja Vjosa Osmani, ka takuar sot disa fëmijë, në mesin e tyre edhe djalin e heroit të kombit, Afrim Bunjaku.
Ajo me këtë rast ka uruar fëmijët për festën e tyre.
“Para disa ditësh, në nder të 1 qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kishim një bashkëbisedim ndryshe, pranë librave, me fëmijë të mbushur me kuriozitet, shpresë e emocion. Faleminderit librarisë Dukagjini për ftesën si dhe fëmijëve e mësueseve që ndamë së bashku këto momente kaq të bukura.📚 Urime 1 qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. ❤️”, ka shkruar Osmani.
Kujtojmë se polici Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator të vitit 2023 në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Preisdentja Osmani në mbledhjen komemorative të mbajtur më 25 shtator të 2023-tës, në nderim të rënies në detyrë të Afrim Bunjakut, i kishte ndarë çmimin “Hero i Kosovës” familjes së policit.