Presidentja Osmani, sot i adresohet Parlamentit Europian
Presidetje Osmani ka njoftuar se sot do t’i adresohet Parlamentit Europian me një fjalim, për të kërkuar mbështetjen europiane për popullin e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Presidentja Osmani, përmes faqes së saj në facebook.
“Nesër, në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës do t’i adresohem Parlamentit Evropian”, ka shkruar Presidentja Osmani.
“Në vitin 1998, Presidenti Rugova, si fitues i çmimit Sakharov, iu adresua po këtij institucioni, për të kërkuar mbështetjen e popujve evropianë për lirinë e Kosovës. 25 vite pas, para po të njëjtit institucion, do ta përçoj mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e Parlamentit Evropian për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë tonë si dhe për rrugëtimin tonë evropian”, përfundoi Presidentja.