Presidenca paralajmëron ndjekje ligjore në Gjermani ndaj gazetarit Michael Martens
Presidenca e Kosovës ka reaguar ndaj raportimit të gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, me autor gazetarin Michael Martens, ku thuhet se Presidentja Vjosa Osmani është duke u përpjekur të sigurojë edhe një mandat si presidente përmes afërsisë demonstrative me familjen Trump.
Aty përmendet bashkimi i Kosovës në nismën globale të Trumpit “Bordi i Paqes” dhe fakti që sipas shkrimit, ky hap u ndërmor pa u konsultuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe se ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai që ia hapi Osmanit derën drejt Trumpit.
Rinor Nuhiu, këshilltar i Osmanit ka thënë se Presidentja i hedh poshtë kategorikisht këto “pretendime shpifëse”.






Lajme / Artikulli i FAZ
Presidenca paralajmëron ndjekje ligjore në Gjermani ndaj gazetarit Michael Martens

Reporteri
04 Shkurt 2026 | 16:14

Presidenca e Kosovës ka reaguar ndaj raportimit të gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, me autor gazetarin Michael Martens, ku thuhet se Presidentja Vjosa Osmani është duke u përpjekur të sigurojë edhe një mandat si presidente përmes afërsisë demonstrative me familjen Trump.
Aty përmendet bashkimi i Kosovës në nismën globale të Trumpit “Bordi i Paqes” dhe fakti që sipas shkrimit, ky hap u ndërmor pa u konsultuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe se ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai që ia hapi Osmanit derën drejt Trumpit.
Rinor Nuhiu, këshilltar i Osmanit ka thënë se Presidentja i hedh poshtë kategorikisht këto “pretendime shpifëse”.
Ai ka thënë se Osmani po konsultohet me avokatë në Gjermani për të përdorur të gjitha mjetet juridike.
“Shpifja dhe fyerja, akuzat e pabazuara dhe pretendimet e provueshme si të rreme nga Michael Martens (i njohur edhe si Andric1961) i nënshtrohen përgjegjësisë civile dhe penale sipas ligjit gjerman. Presidentja Osmani i hedh poshtë kategorikisht pretendimet e tij shpifëse dhe përhapjen e rrezikshme të dezinformatave. Presidentja po konsultohet me avokatë në Gjermani me qëllim përdorimin e të gjitha mjeteve juridike për të mbrojtur integritetin e institucionit dhe të vendit që ajo drejton”, ka shkruar Nuhiu.
Artikulli i FAZ është publikuar sot, ku pretendohet se Osmani është duke u përpjekur të sigurojë edhe një mandat si presidente përmes afërsisë demonstrative me familjen Trump.
Në artikullin e gazetarit gjerman Michael Martens, ndër të tjera thuhet se ky kalkulim i Osmanit mund të dështojë. Aty përmendet bashkimi i Kosovës në nismën globale të Trumpit, “Bordi i Paqes” dhe fakti që sipas shkrimit, ky hap u ndërmor pa u konsultuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Përkundrazi, thekson artikulli ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai që ia hapi Osmanit derën drejt Trumpit, meqë Rama ka qasje te familja e presidentit amerikan përmes dhëndrit të tij, Jared Kusher.
Artikulli tutje thekson se Osmanit i nevojitet mbështetja e shumicës së Kuvendit të Kosovës, për të siguruar këtë mandat, por këtë nuk e ka. Në mbështetje të kësaj, thekson artikulli, Osmani prej javësh po përpiqet të paraqitet si “kandidatja e Trumpit.
“Si zëvendësim për mungesën e mbështetjes së brendshme, Osmani prej javësh po përpiqet të paraqitet si “kandidatja e Trumpit”. Kalkulimi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në Kosovë, jo vetëm përmes bazës ushtarake Camp Bondsteel në jug të vendit, por edhe përmes gjithë historisë së shtetit të ri, një faktor kaq i rëndësishëm saqë ky etiketim mund t’i siguronte rizgjedhjen përndryshe shumë të pasigurt. Osmani paraqitet para publikut dhe deputetëve si e preferuara e Trumpit dhe kërcënon në mënyrë të tërthortë me kontaktet e saj (të supozuara) të mira me klanin e tij, thotë një bashkëbisedues i mirëinformuar në Prishtinë. Kërcënimi do të ishte: “Nëse nuk më rizgjidhni presidente, do të keni telashe me SHBA-të”, thuhet në artikull.
Burimi i lajmit: Reporteri.net
