Monday 27 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

Në moshën 25-vjeçare, Erion Morina doktoron në Matematikë në Austri, suksesin ia kushton prindërve të

 Presheva pesë ditë në festë: vazhdon tradita e festivalit teatror “Ditët e Komedisë Shqipe 2022”
Kulturë Lajme

Presheva pesë ditë në festë: vazhdon tradita e festivalit teatror “Ditët e Komedisë Shqipe 2022”

19 December 2022 0 Comment 6 min read

AA

Nga 19 deri më 23 dhjetor mbahet festivali teatror “Ditët e komedisë Shqipe 2022” në Preshevë – edicioni – edicioni i 17-të.

A. R. KATANA – Koncept i ri i ndërtimit! – Rruga Mulla Idrizi p. n, Gjilan – ✆ +383 45 696 525

Fillet e festivalit “Ditët e Komedisë shqipe”
Sipas shënimeve mësohet se Festivali i Komedisë Shqiptare në Preshevë filloi në vitin e 1995. Artistë, profesorë, letrarë e profesionistë të artit dramatik dhe teatrit nga vende të ndryshme të trungut etnik u bënë bashkë në Preshevë për t’i vënë themelet e një institucioni të rëndësishëm për zhvillimin e artit teatror, siç ishte atëbotë dhe vazhdon edhe sot – Festivali Kombëtar i Komedisë në Preshevë.

Kalendari i shfaqjeve të parapara në festivalin “Ditët e Komedisë Shqipe – Presheva 2022”

Dr. Latif Berisha, Haqif Mulliqi, Emin Kabashi, Agron Boriçi, Fadil Hysaj, Xhemaludin Salihu e Havçe Hasani, ishin nismëtarët, të cilët përpos projektit hartuan edhe Statutin e Festivalit të cilin më 16 shkurt 1995 e mitaton Këshilli Ekzekutiv i Komunës së Preshevës.

Komuna e Gjilanit organizon ceremoni zyrtare për ndarjen e shpërblimeve dhe mirënjohjeve për më të mirët në Kulturë, Rini dhe Sport, më 22 dhjetor 2022, me fillim në ora 18:30, në amfiteatrin e Shkollës së Muzikës.

Në mars të po ati viti u zgjodh Këshilli Profesional i Festivalit në përbërje: Fadil Hysaj, Emin Kabashi, Haqif Mulliqi, Zimo Krutaj, Sokol Angjeli, Sefedin Nuredini dhe veprimtari i shquar teatror Agron Boriçi.
Drejtor i parë i Festivalit u zgjodh Xhemaludin Salihu; përzgjedhës – Sefedin Nuredini, udhëheqës i tryezës – Emin Kabashi, ndërsa Informatorin do ta redaktonte – Haqif Mulliqi.
Anëtarë të Jurisë Profesionale të edicionit të parë u zgjodhën: Fadil Hysaj, Zimo Krutaj e Xhevat Limani.
Kështu nisi dhe vazhdoi me sukses, duke mbledhur artistë e njerëz të kulturës ndër vite e dekada, për të arritur deri në edicionin e 17- të, i cili fillon sot, më 19 dhjetor 2022, dhe për pesë netë me radhë do të sjellë para artdashësve preshevar pesë shfaqje të teatrove nga Ferizaj, Prishtina, Gjilani, Presheva dhe Gostivari.

Përkundër vështirësive, drejtori Kujtim Sadriu me stafin e Shtëpisë së Kulturës, Teatrin e Qytetit dhe me mbështetjen e të parit të Komunës së Preshevës z. Shqiprim Arifit, kanë arritur që të bëjnë përgatitjet e nevojshme organizative dhe teknike që Festivali të ecë për së mbari, thuhet në njoftimin për medi

Preshevarët do të mirëpresin aktorë, regjisorë, shkrimtarë, dramaturgë, skenografë dhe punëtorë teatror me prezencën e tyre në sallën e Shtëpisë së Kulturës “Abdullah Krashnica”, përfundon njoftimi paralajmërues për këtë festival unik, i cili për nga përmbajtja është i vecantë, pasi ngërthen në strukturën e tij kryesisht shfaqje teatrale – komedi.

Padyshim se Teatri i Preshevës sa e sa herë ka dëshmuar se është i përkushtuar në avancimin e kësaj skene aq të rëndësihme për vazhdimësinë e traditës, ndërsa numri gjithnjë e në rritje të profesionistëve të arsimuar në arte skenike nga Presheva e Lugina në përgjithësi, është një lajm tejet pozitiv dhe shpresëdhënës për të ardhmen e jetës teatrale në këtë komunë.

Share This:

Tags: Presheva Teatri
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
Lajme

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të

26 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Vetëm rreth 4 mijë shqiptarë të Luginës

4 March 2026

Rreth 4 mijë shqiptarë të Preshevës kanë aplikuar për legalizimin e pronave, pas vendimit

Kulturë Teatër

Preshevë: Bie Perdja! Shfaqja “Gënjeshtra” e Teatrit

21 December 2025

Pas një rrugëtimi të suksesshëm të festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare – Presheva 2025”,

Lajme

Në Preshevë filloi Festivali “Ditët e Komedisë

15 December 2025

Nata e parë e Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” u hap me shfaqjen teatrale

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.