“Prania e trupave amerikane garanton stabilitet”, Presidenca njofton për ceremoninë në Bondsteel ku ishin Osmani e Kurti
Presidenca ka njoftuar rreth pjesëmarrjes së presidentes Vjosa Osmani në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Kampin Bondsteeel, ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Albin Kurti, dhe ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Në postimin e presidencës, thuhet se Osmani ka theksuar se Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen e palëkundur në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe forcimit të paqes e sigurisë në vend.
Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e veçantë të pranisë së trupave ushtarake amerikane në Kosovë, të cilat, sipas saj, garantojnë stabilitet dhe siguri afatgjatë, si dhe dërgojnë një mesazh të qartë përkushtimi ndaj paqes dhe sigurisë në rajon.
”Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e jashtëzakonshme të pranisë së trupave ushtarake amerikane në Kosovë, të cilat jo vetëm që garantojnë stabilitet dhe siguri afatgjatë, por edhe dërgojnë një mesazh të qartë përkushtimi ndaj paqes dhe sigurisë në gjithë rajonin”, thuhet mes tjerash në njoftim.
