Polonia shpall listën, Shqipëria beson te kualifikimi
Polonia ka publikuar listën prej 25 lojtarësh për përballjen ndaj Shqipërisë në gjysmëfinalen e “play-off”-it të Botërorit, që luhet më 26 mars në orën 20:45 – shkruan TV Gjilani.
Trajneri Jan Urban i beson përvojës së Robert Lewandowskit, ndërsa në listë bie në sy edhe talenti 17-vjeçar Oskar Piatkowski. Ndërkohë, Nikola Zalewski është i grumbulluar, por mungon në këtë sfidë për shkak pezullimi.

Nga ana tjetër, për Shqipërinë kjo ndeshje ka peshë historike. Kuqezinjtë hyjnë me besim të plotë se mund të përballojnë një kundërshtar të fortë, duke u mbështetur te organizimi, fryma e grupit dhe vendosmëria në momente kyçe.
Kjo përballje shihet si një hap i madh drejt ëndrrës së Botërorit, me Shqipërinë që ka çdo arsye të besojë se mund të dalë fituese dhe të vazhdojë rrugëtimin.
